Të enjten ka filluar punimet konferenca ndërkombëtare për siguri kibernetike dhe privatësi, me qëllim të përcaktimit të sfidave dhe ofrimin e zgjidhjeve më të mira për problemet e këtyre fushave.
Kjo konferencë është rezultat i bashkëpunimit mes Qendrës për Siguri dhe Privatësi, UBT-së dhe IPKO-s, si sponsor gjeneral i këtij organizimi, teksa punimet janë zhvilluar në ambientet e hotelit ”Emerald” në Prishtinë, ku njohuritë, kontributin dhe përvojat e tyre i kanë ndarë politikanë, ekspertë të fushës së sigurisë kibernetike dhe privatësisë, përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore, udhëheqës të institucioneve publike e private, përfaqësues të ambasadave te vendeve të ndryshme në Kosovë, njerëz publikë, gazetarë, profesorë e studentë.
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka vlerësuar se transformimi dhe përshtatja e mënyrës sonë të jetesës në botën digjitale paraqet një problem tejet sfidues për fushën e sigurisë dhe ruajtjen e privatësisë.
“Transformimi i jetës sonë përmes procesit të digjitalizmit përbën një sfidë dhe rrezik të paevitueshëm për sigurinë dhe privatësinë individuale dhe shtetërore”, theksoi Hajrizi, duke vlerësuar se ndërmarrjet e mesme dhe ato të vogla janë më të rrezikuarat për të rënë pre e sulmeve kibernetike. “Në vendin tonë, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla mbajnë një pjesë të barrës së zhvillimit ekonomik, por ato nuk janë të përgatitura për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike”, tha ai.
Tutje, Hajrizi konstatoi se institucionet edukativo-arsimore e kanë një pjesë të përgjegjësisë për përmirësimin e cilësisë së sigurisë dhe privatësisë.
“Institucionet tona kanë për detyrë të përgatisin dhe të nxjerrin kuadro të afta dhe të përgatitura, me qëllim të ofrimit të ndihmës për individët, institucionet dhe ndërmarrjet vendore e ndërkombëtare”, përfundoi ai.
E kryetari i Komunitetit për Siguri dhe Privatësi, Mentor Hoxhaj tha se përmes organizmit të kësaj konference po mundohen që të gjejnë dhe të shtjellojnë problemet dhe sfidat që ekzistojnë, duke e ofruar edhe zgjidhen për to.
“Qëllimi i kësaj konference është që të evidentohen problemet në fushën e sigurisë kibernetike dhe privatësisë, por mbi të gjitha, të krijojmë një bashkëpunim të mirëfilltë për të ofruar zgjidhje të mundshme për këto sfida”, theksoi Hoxhaj.
Ndërkaq, përfaqësuesi i IPKO-s, njëherësh edhe sponsor i kësaj konference, Marko Jagodic vlerësoi se siguria globale është në kërcënim të madh, prandaj, sipas tij, është shumë me rëndësi që të bëhemi të vetëdijshëm për rreziqet që po na kanosen.
“Ne jemi të vetëdijshëm për pikat e dobëta dhe cenueshmërinë e sigurisë, prandaj duhet ta shfrytëzojmë teknologjinë për t’i minimizuar rreziqet që vijnë si rezultat i cenueshmërisë së sigurisë dhe privatësisë”, vlerësoi Jagodic, teksa përmendi hapat që i ka ndërmarr IPKO, për ta luftuar këtë fenomen.
“Gjatë këtij viti do të ofrohen në treg produkte, të cilat do të na ndihmojnë të jemi qytetarë të sigurt të botës digjitale”, theksoi ai.
Sipas ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie hapësira kibernetike duhet të jetë e hapur dhe e sigurt për të gjithë, prandaj sipas tij, edhe politika duhet të jetë më fleksibile.
“Rreziku nga siguria nuk vjen në shprehje vetëm për një shtet, sepse të gjithë jemi të sfiduar, prandaj edhe reagimi duhet të jetë i përbashkët”, theksoi Delawie, teksa i inkurajoi institucionet përkatëse që të përdorin pajisjet dhe ekspertizat e tyre për të parandaluar rreziqet e mundshme.
“Hapësira kibernetike duhet të jetë e hapur dhe e qëndrueshme, por edhe të ketë masa mbrojtëse për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut”, tha më tej ai.
Për zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, koordinator nacional për Siguri kibernetike, Nehat Mustafa është e nevojshme që të krijohet një urë bashkëpunimi dhe koordinimi mes institucioneve, të cilat mund të japin kontribut në këtë fushë.
“Qeveria ka bashkëpunim me të gjitha institucionet që kanë rol aktiv dhe gatishmëri për t’i përballuar me sukses sulmet kibernetike”, theksoi Mustafa, teksa tregoi se Qeveria e Kosovës ka miratuar strategjinë për siguri kibernetike dhe planin e veprimit për këtë fushë. “Siguria nuk mund të krijohet duke luftuar një shtet, por duhet të ketë bashkëpunim më të gjerë, prandaj kemi miratuar një plan veprimi për të shtrirë dorën e bashkëpunimit me të gjitha shtetet e rajonit”, tha ai.
Duke iu referuar analizës për siguri kibernetike, drejtori i Departamentit për hetime në Policinë e Kosovës, Rizah Shillova, vlerësoi se krimi kibernetik paraqet krim të identifikuar si rrezik shtetëror e global.
“Krimi kibernetik përbën një rrezik të vazhdueshëm në nivel shtetëror e global, prandaj nevojitet adaptimi i dispozitave ligjore për t’i përballuar me sukses trendet e këtij kërcënimi”, tha ai, teksa shpjegoi ndarjen e krimeve kibernetike në disa fusha.
“Krimet kibernetike janë të klasifikuara në bazë të kërcënimit që vjen prej tyre, kështu ato ndahen në krime kibernetike të vjedhjes së identitetit, mashtrimet dhe falsifikimet kibernetike, si dhe përmbajtjet e paligjshme online”, tha Shillova, për të treguar tutje se Policia e Kosova ka lidhur 71 marrëveshje bashkëpunimi me 18 shtete dhe organizata, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve.
Përfaqësuesja e Facebook-ut, Gabriella Cseh theksoi se Facebook-u është platforma me numrin më të madh të përdoruesve në internet, prandaj, sipas saj, edhe rreziku nga sulmet e ndryshme kibernetike është jashtëzakonisht i shprehur.
“Duke qenë se numri i përdoruesve të facebook-ut po rritet çdo ditë e më shumë, po rritet edhe numri i punëtorëve të cilët merren me trajtimin e problemeve dhe sulmeve kibernetike, të cilat dërgohen nga përdoruesit tanë”, tha ajo, teksa shpjegoi metodat dhe hapat që duhet ndërmarrë për të parandaluar rrezikun që vie nga sulmet kibernetike.
“Hapi i parë është krijimi i një fjalëkalimi të ndërlikuar, pastaj raportimi i problemeve dhe dyshimeve të mundshme, ndërkaq nëse hakohet llogaria, duhet të ndiqen këshillat dhe hapat që ofrohen nga Facebook-u”, theksoi Cseh, e cila duke e vlerësuar lart rëndësinë e bashkëpunimit në këtë fushë, shtoi se “bashkëpunimi me organizatat qeveritare, ministritë dhe institucionet për zbatimin e ligjit është shumë i nevojshëm, në mënyrë që së bashku të krijojmë përvojën më të mirë të sigurisë për përdoruesit tanë sepse nuk ka asnjë ligj që mund ta kthej besimin e përdoruesve, nëse ai humb”.
Drejtori i Bordit të Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve elektronike dhe postare, Kreshnik Gashi tregoi se në bazë të të dhënave, ka pasur rritje të vazhdueshme të përdoruesve të internetit, për të vazhduar se, vetëm gjatë vitit të fundit, shfrytëzimi është rritur për 20 për qind.
Duke i inkurajuar institucionet vendore e ndërkombëtare për bashkëpunim, Gashi tha se “autoritetet përkatëse duhet të punojnë më shumë në harmonizimin dhe formulimin e politikave të sigurisë kibernetike, për krijimin e një ambienti më të sigurt”.
Përfaqësuesi i kompanisë “Biokoda”, Denis Justinek, duke e shprehur shqetësimin e tij për nivelin e sigurisë, tha se përdoruesve vazhdimisht u cenohet privatësia. Ai gjithashtu i njoftoi të pranishmit me mënyrat e rritjrs së sigurisë në përdorimin e teknologjisë, me ç’rast theksoi se telefonat e mençur kanë nevojë për nivel më të lartë të sigurisë.
Konferenca për Siguri kibernetike dhe Privatësi do të zgjas deri më 4 shkurt, përderisa paralel me të, ka zhvilluar punimet edhe punëtoria “Dita kur hakimi është i ligjshëm”, me ç’rast hakerët etikë, për tetë orë, janë munduar të gjejnë viruset dhe zbrazësitë nëpër faqet e internetit, të cilat janë krijuar për këtë qëllim.
Fituesit e kësaj gare do të shpërblehen me një shumë prej 5000 eurosh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë
Asma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian