LAJMI I FUNDIT:

Sulme masive kibernetike godasin bankat ruse

Sulme masive kibernetike godasin bankat ruse

Një sulm masiv kibernetik ka goditur të paktën pesë bankat më të mëdha ruse, thanë zyrtarë më 10 nëntor.

Kreditori më i madh në vend, Sberbank, tha se u hakerua më 8 nëntor, por e neutralizoi sulmin pa i penguar operacionet. Sberbank tha se ishte sulmuar 68 herë brenda vitit.

Gjiganti rus i sigurisë në internet, Kaspersky tha se nga sulmet u goditën faqet e të paktën pesë bankave përfshirë Alfa Bank, Moscoë Bank, Rosbank dhe Moscow Exchange.


Sulmet vazhduan edhe më 10 nëntor, tha Kaspersky, një nga të cilët zgjati një orë ndërkohë që më i gjati ishte 12 orë.

Sulmet DDoS përshijnë vërshimet e faqeve të internetit me më shumë trafik se sa që mund të mbajnë, duke ua vështirësuar qasjen ose duke i vënë jashtë plotësisht.

Kaspersky tha se më shumë 660 mijë kërkesa për sekondë janë dërguar duke përdorur një rrjet me më shumë se 24 mijë pajisje të rrëmbyera të vendosura në 30 vende. Më shumë se gjysma e pajisjeve gjendeshin në SHBA, Indi, Taiwan dhe Izrael, tha ai.

Banka Qendrore e Rusisë, konfirmoi “sulmet mbi një numër të bankave të mëdha” të intensitetit të “mesëm” dhe tha se nuk janë penguar shërbimet bankare.

Ajo tha se sulmet janë dërguar me pajisje të vjedhura siç janë kamerat e sigurisë dhe video kamerat e instaluara në zyra ose shtëpi gjithandej botës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Kalo në kategori