Sulm me sprej në Pejë, arratiset një person

Një person ka raportuar se nga një person tjetër është ofenduar dhe pastaj i dyshuari kishte tentuar që t’i hedh sprej, mirëpo viktima kishte arritur që t’ia marrë nga dora sprejin dhe të njëjtin e kishte dorëzuar në stacion të Policisë.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë.
Siç thuhet në raport, njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































