Sulm në Prishtinë, arrestohet një person

Një person është arrestuar pasi ka tentuar të sulmoj fizikisht një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:35, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes janë gjeturdhe konfiskuar një thikë dhe një shifër metalike.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një marrëveshje ka tentuar ta sulmoj fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një shufër metalike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/08/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































