LAJMI I FUNDIT:

Sulm ndaj dy homoseksualëve në Ferizaj

Sulm ndaj dy homoseksualëve në Ferizaj

Në një e-mail i ardhur në adresë të Telegrafit thuhet se “dy persona gej kanë qenë viktima të një sulmi që ka ndodhur të premten në mbrëmje në Ferizaj”.

Po sipas e-mailit të dërguar nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD, si pasojë, njëri nga ata ka pësuar lëndime në trup e fytyrë, me ç’rast ka kërkuar ndërhyrje mjekësore.

“Sulmuesit, katër burra të cilët mësohet se nuk janë njohur me viktimat, janë arrestuar nga policia”, thuhet në emailin e CSGD.


Gjithashtu thuhet se incidenti ka filluar me ngacmim verbale pastaj edhe fizik ndaj dy personave gej në vendin e tyre të punës.

“Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD thërret institucionet të marrin hapat e nevojshme ligjore dhe t’I japin sulmuesve dënimin e merituar e jo të mbetet edhe një rast I pazgjidhur. Gjithashtu, shprehim keqardhje që këto sulme konfirmojnë nivelin e lartë të homofobisë dhe mungesën e tolerancës në shoqërinë tonë. I bëjmë thirrje institucioneve shtetërore të ndërmarrin masat e nevojshme në vetëdijësimin e popullsisë për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të parandalohen rastet e tilla”, thuhet në e-mailin e CSGD. /Telegrafi/