Secili biznes është i entuziazmuar kur vjen puna për ta lansuar produktin e tyre në treg. E po të shikojmë më mirë, në po këtë entuziazëm mund të gjejmë edhe pasigurinë për suksesin e produktit. Kompania trilion dollarëshe Amazon, vite më parë lansoi për të parën herë telefonin e mençur Fire Phone.
Prej të gjitha veçorive, ky telefon u ofronte përdoruesve të tij, mes tjerash, funksione si:
– Efekte 3D – një risi që nuk e ofronte asnjë telefon tjetër. Pra përdoruesi mund të shihte foton ose hartën nga kënde të ndryshme si model 3D.
– Përdorim me një dorë – i dizajnuar që të ishte lehtësisht i përdorshëm edhe vetëm më një dorë.
Kjo lehtësonte tej mase shfletimin e uebfaqeve si dhe përdorimin e menyve të ndryshme.
– Firefly – softuer që mund të njoh në mënyrë automatike gjithçka duke filluar prej artikujve ushqimor e deri te vegëzat e internetit përmes kamerës së pajisjes.
– Shërbim 24/7 – shërbimi për klient në dispozicion 24 orë për përdoruesit e telefonit nëse kanë ndonjë paqartësi apo problem. Në çdo kohë ishte i qasshëm një agjent për ta ndihmuar përdoruesin lidhur me telefonin e tyre.
Me tërë këto veçori të reja, telefoni nuk arriti të ketë sukses në treg. Jo shumë njerëz e blinin telefonin dhe edhe ata që e blinin nuk ishin të kënaqur me të. Produkti thjesht nuk përputhej me kërkesat e përdoruesve të telefonave. Kësisoji, kompania Amazon ndaloi prodhimin e këtij telefoni dhe 2 muaj pas lansimit, çmimi i telefonit të mençur zbriti prej 200 dollarë në 99 cent.
Janë raste sikurse kjo që më së miri dëshmojnë pse bizneset duhet ta hulumtojnë tregun para se ta lansojnë një produkt në treg. Edhe pse secili produkt mund të jetë i mirë në vetvete dhe t’i përmbush nevojat e konsumatorëve, është e rëndësishme të bëhet vlerësimi i tij. Disa prej aspekteve ku hulumtimi i tregut është i dobishëm kanë të bëjnë me:
– Përcaktimin e çmimit
– Vlerësimin e përmbajtjes dhe cilësisë
– Vlerësimin e dizajnit dhe
– Vlerësimin e ambalazhit
Bashkëpunimi i kompanive vendore me Pyper sa i përket këtyre pikëve ka rezultuar që në treg të depërtojnë dhe performojnë pozitivisht produkte të ndryshme.
Përcaktimi i çmimit
Çmimi është një ndër faktorët kryesor sa i përket asaj se cilin produkt do ta blej një konsumator. Një çmim i ulët mund të nënkuptohet si produkt jo cilësor. Në anën tjetër, një çmim i lartë mund të mos jetë i përballueshëm nga konsumatorët. Në këtë rast lind dilema se cili çmim është i pranueshëm nga konsumatorët. E këtu vlen koncepti i gatishmërisë për të blerë. Ky koncept përfaqëson çmimin maksimal
që një klient është i gatshëm të paguaj për një produkt ose shërbim. Pra konsumatorët mund ta blejnë produktin deri në atë çmim por nuk do të ofrojnë më shumë para. Nëse keni vendosur çmimin e produktit tuaj 40 euro dhe gatishmëria e konsumatorëve rezulton të jetë 15 – 20 euro, në këtë rast lehtësisht mund ta parashihet çka do të ndodhë, një dështim në shitje. Andaj, është gjithmonë e rëndësishme të shikohet a është në përputhshmëri çmimi që synoni t’ia vendosni produktit me atë që konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë.
Vlerësimi i përmbajtjes dhe cilësisë
Varësisht se çfarë produkti dëshironi të lansoni në treg mund ta testoni përmbajtjen e tij. Nëse është produkt ushqimor, është e dobishme të dihet a po pëlqehet shija, çka po pëlqehet e çka jo. Veç kësaj mund të zbuloni se çka duhet përmirësuar që shija të jetë e përshtatshme për shumicën e konsumatorëve. Po ashtu, nëse produkti ofrohet në shije të ndryshme, cila është shija që po performon më mirë? Veç kësaj është e rëndësishme të vlerësohet edhe aroma, pas së gjithash është aroma çka na tërheq vëmendjen deshëm apo s’deshëm. Përpos shijes dhe aromës, kjo matje po ashtu ofron të dhëna të dobishme edhe për përmbajtjen e produktit. Me kaq shumë produkte të dëmshme në treg, konsumatorët po bëhen gjithmonë e më të ndërgjegjshëm rreth produkteve që duan t’i mënjanojnë.
Vlerësimi i dizajnit
Në dyqan, kontakti i parë mes një produkti dhe konsumatorit është dizajni. Me kaq shumë dizajne të produkteve në dispozicion, produkti juaj është diçka që duhet të jetë lehtë i dallueshëm prej produkteve tjera dhe tërheqës. Thënë ndryshe, dizajni duhet t’ua tërheq aq shumë vëmendjen konsumatorëve sa ata të ndalen, ta marrin parasysh dhe ta blejnë. Sado që të jetë i mirë një produkt, konsumatori nuk mund ta dijë shijen e tij. E pra është dizajni që shërben si grep për t’i drejtuar konsumatorët nga vetja.
Se a e bën këtë dizajni i produktit tuaj dhe se a ju pëlqen konsumatorëve, hulumtimi i tregut u përgjigjet për këtë. Mjafton të bëhen pyetjet dhe matjet e duhura dhe si rezultat do të keni një pasqyrë si po vlerësohet dizajni.
Vlerësimi i ambalazhit
Përveç dizajnit edhe ambalazhi i produktit ka rëndësi, e këtu është fjala për materialin dhe formën e ambalazhit. Që të dalloheni nga konkurrenca është e nevojshme që produkti juaj të ketë veçori unike.
Nëse ambalazhi i produktit vlerësohet si i dobët ose jo lehtë i përdorshëm, atëherë është e dhënë e dobishme që duhet bërë disa ndryshime. Është e rëndësishme të mbahet mend, një konsumator që nuk e ka përdorur asnjëherë produktin tuaj do ta vlerësoj atë në bazë të dizajnit dhe ambalazhit. E nëse gjen mangësi në njërën apo në të dy këto aspekte mund të irritohet dhe ta hedhë tutje produktin tuaj.
Si rrjedhojë është e rëndësishme të bëhet një vlerësim i detajshëm i cilësisë së ambalazhit dhe formës së tij. P.sh. si ju duket ambalazhi dhe forma e tij ende pa pasur mundësi ta analizojnë atë nga afër? Po kur e analizojnë nga afër si ju duket? Çka do të ndryshonin që të kishin perceptim më të mirë për produktin?
Këto informata e edhe shumë tjera bëjnë që produkti juaj të lansohet në treg i pajisur me veçoritë më të mira.
Të gjitha këto testime të produkteve mund të bëhen përmes metodave të ndryshme, qoftë fokus grupeve apo intervistave kuantitative. E në Pyper bëhet vlerësimi i të gjitha aspekteve të nevojshme siç janë testimi i cilësive shqisore (pamja, shija etj.) apo edhe regjistrimi i sjelljes së konsumatorëve gjatë ndërveprimit me produktin.
Andaj, kontaktoni në info@pyper.info për të siguruar rrugëtimin tuaj në treg.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij