Gjiko të dielën lansoi projektin më të ri muzikor, të titulluar "Papuqe Gucci".

Videoja e postuar në YouTube ka kaluar shifrën prej gjysmë milioni shikimesh, ndërsa akoma nuk kanë kaluar 24 orë që nga publikimi i klipit.


Projekti është prodhim i REDBOX Entertainment me producent Camgothits.

gjiko2 (YouTube)

Tekstin, si zakonisht e ka shkruar vet reperi, ndërsa videoklipin e ka realizuar Valon Aziri.

Asdren Gjikolli ka marrë lëvdata për këngën, duke qenë se është e stilit të tij dhe është pëlqyer shumë nga fansat.

Natyrisht se shikueshmërinë e klipit e ka shtuar prezenca e aktorit të dashur për publikun, Vedat Bajrami.

gjiko3 (YouTube)

Aty nuk mungojnë edhe reperët tjerë, si Ledri Vula e Lumi B, si edhe Ermal Fejzullahu.

gjiko1 (YouTube)

Klipi i këngës "Papuqe Gucci" është i pari në 'trending' në Maqedoni, ndërsa shikueshmëria është në rritje të vazhdueshme anekënd ku ka fansa të Gjikos. /Telegrafi/