Në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni i radhës Dueli Botërorit që i kushtohet Kampionatit të sivjetmë Botëror dhe futbollit në përgjithësi.Mysafirë të premten mbrëma ishin:

Bylbyl Sokoli (trajner/analist)
Ismet Munishi (trajner/analist)
Astrit Haraqija - (ish ministër i Sportit)
Lirak Qelaj - (aktor/politikan)
Viola Spiro - (prezantuese)


viola1 (Foto: YouTube/Dukagjini)

Suksesi i Dritës në Ligën e Kampionëve ka qenë një prej temave të komentuara në këtë emision.

Ekipi nga Gjilani e ka kaluar rrethin kualifikues dhe ka siguruar pjesëmarrjen në raundin e parë kualifikues, ku do të luajë kundër Malmos.

dueli1 2 (Foto: YouTube/Dukagjini)

Futbollistët shqiptarë në përgjithësi, por edhe dy skuadrat përfaqësuese, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, janë përfolur në emisionin e të premtes mbrëma.

Emisionin e plotë mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/

telegrafi sport app