LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -4° partlycloudy_night

Suksesi i arritur nga Klubi i Super Vullnetarëve “Yjet”, Ahmeti takon ekipin fitues

Suksesi i arritur nga Klubi i Super Vullnetarëve “Yjet”, Ahmeti takon ekipin fitues

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur në takim përfaqësuesit e SHFMU “Rexhep Akllapi” për suksesin e arritur nga Klubi i Super Vullnetarëve “Yjet”, i cili fitoi vendin e parë në edicionin e pestë të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ, të organizuar në Sllovaki.

Gjatë takimit, kryetari Ahmeti shprehu mirënjohjen e tij për arritjen e suksesit dhe vlerësoi nxënësit dhe arsimtarët që kontribuuan në këtë rezultat të rëndësishëm.

“Ky sukses është një shembull i shkëlqyer i punës së përkushtuar dhe vlerave të larta të vullnetarizmit, që reflektojnë jo vetëm krenari për Lipjanin, por edhe për gjithë Kosovën”, tha Kryetari Ahmeti.


Klubi i Super Vullnetarëve “Yjet” u shpall fitues në kategorinë e Edukimit Jo-formal për projektin e tyre inovativ “Një herë një hero, gjithë jetën hero”, projekti i zhvilluar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, përfshinte trajnime për ofrimin e ndihmës së parë, ku Super Vullnetarët ndanë njohuritë e tyre me mbi 200 nxënës, prindër dhe mësues në komunitetin e tyre, duke rritur kështu ndërgjegjësimin dhe përgatitjen për situata emergjente.

Kryetari Ahmeti, në shenjë mbështetjeje për suksesin e arritur nga Klubi i Super Vullnetarëve “Yjet”, ka ndarë një shpërblim prej 1000 euro për ekipin fitues. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Xheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova

Xheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova

Magazina
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd

Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd

Serbia
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Përfaqësueset

"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë

Magazina
Ngrënia e këtij fruti një orë para gjumit mund t'ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt

Ngrënia e këtij fruti një orë para gjumit mund t'ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt

Shëndetësi
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Kalo në kategori