LAJMI I FUNDIT:

Suhareka lufton zjarret me 12 zjarrfikës

Suhareka lufton zjarret me 12 zjarrfikës

Në pjesën malore të fshatit Bukosh ende nuk ka arritur të shuhet zjarri që ka përfshirë këtë pjesë. Njësitet e zjarrfikësve, FSK-së dhe shumë vullnetarë që nga vikendi po shërbejnë në tetë lokacionet e Suharekës, ku po dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Kjo komunë ka vetëm 12 zjarrfikës, pa përfshirë komandantin, ndërkohë që sipas ligjit do të duhej të kishte më shumë se 40.

Nga malet e fshatit Bukosh, komandanti i Shërbimit të Zjarrfikësve në Suharekë, Vehbi Krasniqi ka folur për terrenin e papërshtatshëm, duke shtuar se po tentojnë të lokalizojnë këtë zonë.


“Në tri ditët e fundit kemi shpërthim të zjarrit në të gjithë territorin e komunës. Momentalisht gjendemi në pjesën malore mes fshatit Bukosh dhe fshatit Vraniq, ku ky zjarr ka shpërthyer që dy ditë. Forcat tona janë të gjitha të angazhuara në këtë terren të papërshtatshëm tani jemi në lokalizim e sipër”, tregon ai.

Më tej, Krasniqi thekson se është e vështirë të menaxhohet kjo situatë me numrin e vogël të zjarrfikësve.

“Ne nuk i përmbushim as 30 për qind të plotësimit të personelit. Duke marrë parasysh që ligji kërkon që të kemi një zjarrfikës në 1500 banorë. Kështu që njësia jonë duhet të ketë afër 40 zjarrfikës, kurse ne jemi gjithsej 13 zjarrfikës. Me 13 zjarrfikës shumë vështirë po ia dalim që të kryejmë detyrat tona”, shton Krasniqi.

Krasniqi thekson se këto zjarre janë të qëllimshme dhe po shkaktohen nga dora e njeriut.

“Zjarret shihen që janë të qëllimshme, të gjitha këto po i shkakton dora e njeriut. Mjaft me këto, të kenë kujdes kur dalin në piknikët e tyre. Të kenë kujdes duhanpirësit. Një cigare që hidhet i shkakton të gjitha këto. Mos të shkaktojnë këto dëme, mos të prishin këto bukuri natyrore që i ka falë natyra. Të ruajmë mbi të gjitha jetën e njeriut”, thekson ai.

Theranda që tri ditë po përballet me zjarre, ku janë përfshirë tetë lokacione. Ka pasur shumë dëme në bujqësi dhe pemëtari, ku po ashtu është djegur një shtëpi.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori