Suhareka feston inaugurimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”

Në prani të familjarëve, autoriteteve komunale e atyre shtetërore të hënën mbrëma është inauguruar ndërtesa e re e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë.
Përfundimi i projektit të nisur në vitin 2017 është vlerësuar pozitivisht nga liderët komunalë e ata shtetërorë me bindjen se kjo Shtëpi e Kulturës do ti shërbej komunitetit artistik dhe avancimit të vlerave kulturore të Komunës së Suharekës e më tej, raporton Telegrafi.
Prerja e shiritit inaugurues është bërë nga familjarët e Ukë Bytyçit, krerët shtetërorë dhe kryetari aktual e ish-kryetarët e Komunës së Suharekës.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj duke e cilësuar si festë hapjen e kësaj ndërtese të re ka vënë në pah se si bashkëpunimi politik mund të sjellë rezultate të mira për komunitetin.
“Kur duam që të jemi bashkë bëjmë edhe punë të mëdha. Kur është interesi i shtetit dhe i kombit duhet të jemi të gjithë bashkë”, ka thënë ai, teksa ka përkujtuar se si në cilësinë e deputetit në vitin 2016 e ka paraqitur kërkesën e artistëve të Suharekës për këtë projekt në komisionin parlamentar për buxhet e financa dhe se si i njëjti është miratuar njëzëri nga përfaqësuesit e partive të ndryshme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka theksuar se çdo investim në kulturë respektivisht në përmirësimin e infrastrukturës do ti kthehet të nesërmen komunave dhe shtetit si një dobi në të ardhmen e afërt.
“Prandaj edhe hapja e Shtëpisë së Kulturës që mban emrin e luftëtarit të lirisë dhe pavarësisë kryetarit të parë të Suharekës në periudhën e pas luftës, Ukë Bytyçit shënon fillimin e një rrugëtimi transformues për komunën tuaj. Në këtë Shtëpi Kulture e kaluara jonë e cila personifikohet me vet jetën dhe veprën e Ukë Bytyçit do të gërshetohet mrekullisht me të tashmen dhe të ardhmen tonë që e përfaqësojnë këta fëmijë të jashtëzakonshëm që janë ulur në rreshtin e parë”, ka thënë Osmani Sadriu.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se investimi dy pjesësh prej afër 4 milionë eurosh i MKRS-së ka sjellë në jetë një ndërtesë që është një prej qendrave më të mira në Kosovë për nga hapësira, për nga funksioni, dhe për nga mundësitë që i ofrohen komunitetit artistik të komunës së Suharekës dhe përtej.
Sipas tij hapësirat e bollshme të Shtëpisë së Kulturës ofrojnë shanse për të akomoduar edhe aktivitetin e institucioneve të kulturës edhe aktivitetet e artistëve dhe organizatave nga skena e pavarur kulturore, raporton Telegrafi.
“Kjo ndërtesë që do t’i shërbejë komunitetit artistik dhe rinisë, nuk është vetëm një hapësirë e re. Është tregues i angazhimit tonë për të kultivuar prodhimin e kulturës në Republikën tonë dhe për ofrimin e kushteve sa më të mira infrastrukturore me mjedis të përshtatshëm. Nga tani, kjo Shtëpi e Kulturës që do të shërbejë si shtëpi e artit dhe kulturës, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore të Suharekës, e që rrjedhimisht, bashkërisht kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të pasur intelektualisht dhe shpirtërisht”, ka thënë Kurti.
Në këtë mbrëmje para të pranishmëve është shfaqur edhe një program i larmishëm artistik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zip-line në Prizren, së shpejti atraksioni i ri turistik afër Kalasë së vjetër

DokuFest dhe Kino Kosova me Re-Connect synojnë bashkimin e të rinjve nga Kosova dhe diaspora për filmbërje

Komuna dhe QRTK-ja në Prizren me ujdi për ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Dalin fotografi nga takimi Trump-Zelensky i cili u zhvillua në Vatikan, shihen edhe dy liderë evropianë

Shpërthim ‘masiv’ dhe zjarr në një qytet portual të Iranit – detaje dhe pamje

Pritje e ekzagjeruar për Gjestin në koncertin e parë pas daljes, fituesi i BBVA për pak sa nuk digjet nga fishekzjarret në skenë

Tërmet në Shqipëri

Melania Trump duket me stil edhe në varrimin e Papës - me fustan të zi e shami mbi kokë bën homazhe në Vatikan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut