Suhareka është skuadra më e re në Kosovë, pasi ka vetëm një vit e tre muaj prej themelimit të këtij klubi.
Shumë biznesmenë të suksesshëm u bënë bashkë, për të themeluar një klub të ri që vetëm brenda një viti ka siguruar inkuadrimin në Superligë.
Por tani në fillim të sezonit 2024/25, Suhareka është në krye të kampionatit me 13 pikë, pasi ka një barazim dhe katër fitore radhazi, duke mos harruar se kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Suhareka është një realitet i ri i futbollit kosovar dhe këtë e thonë edhe protagonistët kryesorë të skuadrës verdhezi si trajneri Shpëtim Duro, drejtori sportiv Granit Dervisholli, apo edhe futbollistët si Lorik Boshnjaku, Mevlan Zeka dhe Argtim Ismaili.
Telegrafi ka qëndruar në Suharekë për të vizituar klubin më të ri në vend, derisa fillimisht trajneri Shpëtim Duro ka folur për projektin që e bindi të rikthehet në kampionatin kosovar pas disa viteve.
“Sigurisht që ishte situatë tjetër te Drita pasi ishte shpallur kampion dhe ishin vetëm dy skuadra që dilnin në Evropë dhe tani dalin katër skuadra. Kam ndjekur vazhdimisht kampionatin kosovar dhe ka rritje të madhe”.
“Patjetër që e kam gjetur më mirë kampionatin, pasi çdo gjë evulon dhe tani ka shumë skuadra që kanë rritje. Atë kohë kam mposhtur Ballkanin 6-1 derisa tani e dimë të gjithë forcën e Ballkanit. Por edhe skuadra të tjera si Llapi e Malisheva që kanë rritje shumë”, tha Duro.
“Isha edhe te Struga dhe ishte një projekt shumë i mirë duke arritur dy herë titullin kampion. Unë nuk shikoj skuadra të vogla të mëdha, shikoj projektin. Më pëlqen që të merrem me ndërtimin e skuadrës dhe këtë e kam bërë në të gjitha skuadrat ku kam qenë”, tha ndër të tjera Duro.
Një nga prurjet më të mëdha ishte Lorik Boshnjaku, me mesfushorin kryeqytetas që u largua nga Vllaznia e Shkodrës për t’iu bashkua verdhezinjve.
“Të them të drejtën as vet nuk e kam pritur këtë zgjedhje, por futbollit nuk i dihet. Mendoj se në Kosovë janë të gjitha skuadrat e njëjta dhe më ka bindur projekti që kanë. E kam pritur këtë fillim të mbarë falë lojtarëve dhe emrave që kanë”, thotë ndër të tjera Boshnjaku.
Suhareka bëri një tjetër goditje, duke marrë në radhët e veta mesfushorin Argtim Ismailin, i cili për herë të parë luan jashtë futbollit zviceran pasi është lindur dhe rritur në shtetin helvetik.
“Besoj që futbollit kosovar duhet t’i jepet më shumë rëndësi dhe është zhvilluar shumë viteve të fundit. Dallimi ose diferenca sipas mendimit tim është loja taktike dhe loja pa top. Gjithsesi kampionati i Kosovës ka ekipe të forta që luajnë vit për vit në Evropë dhe kanë paraqitje të mira. Besoj që kjo është si rezultat i punës së madhe që bëhet”, tha Ismaili.
“Klubi i ri më ka pritur jashtëzakonisht mirë një nga arsyet që kamë bërë këtë hap ishte projekti që më ka prezantuar klubi. Komplimente të mëdha për klubin që po e zhvillon sezonin e parë në Superligë. Të them të drejtën prej fillimit e kam ditur se klubi është shumë serioz dhe kanë një projekt të madh”, tha ndër të tjera Ismaili.
Mevlan Zeka befasoi të gjithë kur iu bashkua klubit suharekas me tu themeluar klubi në Ligën e Parë të Kosovës.
Ylli gjakovar tani është kapiten së bashku me Yll Hoxhën në klubin verdhezi.
“Realisht nganjëherë është mirë të bësh një hap mbrapa për të bërë disa përpara. Janë befasuar shumëkush kur u transferova në Ligën e Parë, megjithatë mua më ka bindur projekti i klubit”, thotë Zeka që tanimë është top shënues në Superligë me pesë gola.
“Shpresoj që të jem në top tre shënuesit në Superligë, edhe pse qëllimi është që të jem i pari”, thotë Zeka ndër të tjera.
Drejtori sportiv, Granit Dervisholli ka thënë se Suhareka është një klub serioz me investitorë serioz dhe është një realitet i ri në futbollin kosovar.
“Kur bëhen bashkë disa biznesmenë të fuqishëm, sigurisht që bëhet fjalë për një projekt të madh dhe sukseset nuk mungojnë. Jemi shumë të kënaqur me ekipin që kemi ndërtuar dhe qëllimi është të jemi një skuadër stabile. Momentin që jemi stabil atëherë më lehtë do ta kemi të ndjekim edhe Evropën, por edhe titullin e kampionit nëse na jepet mundësia. Gjithsesi Suhareka është një realitet i ri në futbollin kosovar dhe këtë duhet ta dinë të gjithë”, deklaroi ndër të tjera Dervisholli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit – lë prapa Satiango Bernabeun

“Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush”, ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan ‘para të pista’ nga klubi katalunas

Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës – gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare