LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Do të lehtësohet procedura për dhënien e lejes për ndërtim

Sugareski: Do të lehtësohet procedura për dhënien e lejes për ndërtim

Lehtësim të procedurës për marrjen e lejes për ndërtim, si dhe për kërkesat e tjera të parapara me Ligjin për ndërtim me pakësim të procedurave dhe shpenzimeve, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Ndryshimet ligjore që do t’i propozojë Ministria Dikasteriale janë pjesë e reformave të planifikuara në rregullativën në sferat ndërtimtari, urbanizëm dhe planifikim hapësinor për të cilat sot debatojnë institucionet kompetente me përfaqësuesit nga Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të autorizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lehtësim do të ketë në procedurën e përgjithshme gjatë marrjes së lejes për ndërtim që i lëshojnë edhe komunat edhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Ai është proces i lehtësimit që shpresoj se edhe përmes këtij debati dhe asaj që e kemi si ide nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të realizohet në periudhën në vijim më së shpejti me qëllim që ta ndjejnë edhe ndërmarrjet edhe qytetarët, në mënyrë që të mos kemi pritje prej gjashtë deri tetë muaj për leje për ndërtim”, tha Sugareski.


Ndryshime paralajmërohen edhe në Ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik me të cilat përmes debatit të kompetentëve do të duhet të konstatohet me çfarë përqindje gjatë ndërtimit duhet të përfshihet gjelbërimi.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, siç deklaroi zëvendësministri i këtij resori, Jani Makraduli, do të angazhohet për ndarjen e planifikimit hapësinor në ligj të posaçëm.

Minsitri pa dikaster, i angazhuar për përmirësim të rregullativës së biznesit, Zoran Shapuriq potencoi se Ligji për ndërtim prej vitit 2009 deri më tani 25 herë ka pësuar ndryshime sipas, potencoi, nevojave ditore-politike dhe çdo nevoje tjetër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori