LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: LSDM-ja është kundër rënimit të arsimit në Maqedoni

Sugareski: LSDM-ja është kundër rënimit të arsimit në Maqedoni

LSDM-ja ka reaguar ndaj votimit të fundit të sërishëm të Ligjit për themelimin e universitetit ”Damjan Gruev”, pa praninë e opozitës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Goran Sugareskit, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, me rishikimin e buxhetit, nuk janë paraparë mjete financiare për këtë universitet, duke shtuar se sjellja e ligjeve, siç thonë, ”në mënyrë kontrabanduese nga pushteti kriminal” janë në dëm të arsimit.

Sugareski theksoi se LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit janë kundër rënimit të arsimit përmes ”vulosjes” së universiteteve që kanë për qëllim vetëm strehimin e kuadrit partiak dhe të dëgjueshmëve të pushtetit./Telegrafi/