LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Është rritur realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e tretë dhe të katërt

Sugareski: Është rritur realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e tretë dhe të katërt

“Rritet realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti”, paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, gjatë kontrollit të sotëm të rikonstruimit të rrugës rajonale Rankovc – Kriva Pallankë.

Ai tha se gjatë periudhës së kaluar, janë investuar mbi një miliardë euro në investime kapitale në pjesën e rrugëve, hekurudhës dhe ndërtimit të rrjetit gazsjellës, duke shtuar se është prioritet kryesor i Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Korridori 8 është me rëndësi kyçe për shtetin tonë. Hekurudha nga Kumanova deri në Belakovc duhet të përfundojë deri nga fundi i këtij viti ose fillimi i vitit të ardhshëm, kur paralelisht do të fillojë ndërtimi edhe i pjesës tjetër. Po ashtu kërkohet mënyrë për sigurimin e mjeteve për pjesën prej Kriva Pallankës deri në kufirin me Bullgarinë”, tha Sugareski.


Ndërkaq, drejtori i NPRRSH, Zoran Kitanov informoi se planifikohet rehabilitim i tërësishëm i pjesës rrugore prej Kumanovës deri në Kriva Pallankë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori