LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Autostrada Shkup-Bllacë do të ndërtohet në dy faza, shuma e saktë pas projektimit

Sugareski: Autostrada Shkup-Bllacë do të ndërtohet në dy faza, shuma e saktë pas projektimit

“Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore punon në projektin për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, e cila mund të fillojë në pranverë të vitit të ardhshëm, ndërsa do të zhvillohet në dy faza”, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Ai informoi se në fazën e parë do të ndërtohen 1.6 kilometra, ndërsa paralelisht do të projektohet një pjesë prej 10 kilometrash, pas së cilës do të punohet paralelisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në pajtim me vendimin e Këshillit Ekonomik që e kemi sjellë, prioritet kryesor është rruga Shkup-Bllacë, paralelisht me ndërtimin e autostradës nëpër Maqedoni, kështu që pritet që në pranverën e ardhshme të fillojë të ndërtohet”, tha Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Komunën e Haraçinës.


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani kohë më parë deklaroi se ndërtimi i autostradës do të kushtojë 100 milionë euro, por ministri dikasterial thekson se nuk dëshiron të spekulojë dhe se shuma e saktë do të dihet kur të përfundojë projektimi.

Në fund të muajit skadon afati për përfundimin e ndërtimit të autostradës Milladinovc (Shkup) – Shtip, në gjatësi prej 47 kilometrash, për të cilën sipas Ministrisë resore, është e mundur shtyrje e vogël e afatit, për vendosje të sinjalizimit dhe aktiviteteve të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori