Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson tha të mërkurën se Suedia nuk financon apo armatos organizatat terroriste, duke hedhur poshtë pretendimet nga Turqia e cila tha se vendi po mbështet grupet kurde, madje Turqia ka kundërshtuar angazhimin e saj në NATO.
“Ne nuk po u dërgojmë para organizatave terroriste, natyrisht, dhe as ndonjë armë”, tha Andersson në një konferencë shtypi në Stokholm, transmeton Telegrafi.
Vërejtjet e saj erdhën derisa delegacionet finlandeze dhe suedeze filluan diskutimet me Ankaranë të mërkurën, për të cilat Andersson tha se do të ofronte një mundësi për të sqaruar atë që ajo tha se ishte “konfuzion” që qarkullonte në lidhje me mbështetjen suedeze për grupe të ndryshme.
Turqia ka kundërshtuar aplikimet e Suedisë dhe Finlandës fqinje në NATO, në veçanti Suedisë, për atë që vendi e konsideron butësi ndaj grupeve militante kurde në vendet nordike.
Stokholmi dhe Helsinki paraqitën kërkesat e tyre për t’u bashkuar me NATO-n javën e kaluar, duke përmbysur dekada të mos-angazhimit ushtarak, pasi mbështetja politike dhe publike për anëtarësim u rrit pas pushtimit rus të Ukrainës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?