LAJMI I FUNDIT:

Suarez e pranon se kishte marrëveshje paraprake me Juventusit – testi për gjuhë ia dështoi transferimin te Zonja e Vjetër

Suarez e pranon se kishte marrëveshje paraprake me Juventusit – testi për gjuhë ia dështoi transferimin te Zonja e Vjetër

Sipas Il Corriere dell’Umbria, Luis Suarez u ka thënë autoriteteve italiane se kishte një marrëveshje paraprake me Juventusin në muajin gusht, por Zonja e Vjetër u tërhoq nga gara për të nënshkruar me atë në mes të shtatorit.

Sulmuesi i Atletico Madridit u intervistua nga autoritetet në Perugia si pjesë e hetimit mbi provimin e manipuluara të gjuhës italiane.

33-vjeçari thuhet se konfirmoi se ishte informuar në lidhje me pyetjet para provimit, duke shtuar se ai kishte arritur një marrëveshje paraprake me Zonjën e Vjetër në fund të muajit gusht.


“Çështja Suarez-Juventus dhe pasaporta italiane”, ekzaminuesi thotë se nuk ka folur asnjëherë me klubin italian
Lexo po ashtu “Çështja Suarez-Juventus dhe pasaporta italiane”, ekzaminuesi thotë se nuk ka folur asnjëherë me klubin italian

Më 14 shtator, megjithatë, drejtori i Juventusit Fabio Paratici e informoi atë dhe shoqëruesit e tij për te Zonja e Vjetër se nuk do të nënshkruanin me atë.

Prokuroria e Perugia konfirmoi në fillim të muajit pezullimin për tetë muaj nga ushtrimi i detyrës publike për Rektorin e Universitetit, Giuliana Grego, drejtorin gjeneral të Universitetit, Simone Olivieri dhe profesorët Stefania Spina dhe Lorenzo Rocca, pasi ishin përfshirë në këtë skandal

Luis Suarez ‘pranon fajësinë’ për ‘kopjim’ në provimin e gjuhës italiane
Lexo po ashtu Luis Suarez ‘pranon fajësinë’ për ‘kopjim’ në provimin e gjuhës italiane

Fabio Paratici është gjithashtu nën hetim.

“Krimi i pretenduar nga Zyra e Prokurorit Publik në Gjykatën e Perugia është ekskluzivisht neni 371 i Kodit Penal”, shkroi Juventusi në një deklaratë zyrtare më 4 dhjetor.

“Klubi përsërit fuqimisht korrektësinë e punës së Paraticit dhe është i bindur se hetimet në vazhdim do të ndihmojnë në sqarimin e pozicionit të tij brenda një kohe të arsyeshme”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori