Stuttgart ka shënuar fitore ndaj RB Leipzig me rezultat 3-1 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë.  

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit, me Angelo Stiller që shënoi në minutën e 6-të për 1-0. 


Lois Openda kishte tre raste për RB Leipiz që të barazonte rezultatin, por që nuk ia arriti të shënojë, pasi Alexander Nubel ishte në vend në të trija rastet. 

Pjesa e parë edhe përkundër rasteve, nuk sjelli gola të tjerë, me të dytën që ishte më intersante. 

Në minutën e 57-të, Nick Ëoltemade shënoi për 2-0 në të mirë të Stuttgart. 

Por pas pesë minutash, ishte Benjamin Sesko që zbuti rezultatin në 2-1, por kjo ishte e gjitha. 

Stuttgart ktheu sërish epërsinë prej dy golave, me Woltemade që asistoi te Jamie Leweling i cili gjeti rrjetën për 3-1. 

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Stuttgart iu bashkua në finale Arminia Bielefeld, që shkaktoi befasinë më të madhe këtë edicion. /Telegrafi/  

telegrafi sport app