Stuhitë e fuqishme godasin Teksasin, raportohet për të lënduar

Një tornado e fuqishme në Sanger të Teksasit, SHBA, ka lënduar disa persona dhe ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Bëhet e ditur se nga stuhia kanë mbetur të plagosur të paktën 10 persona.
Ndërsa përafërsisht 150 të tjerë thuhet se kanë mbetur të bllokuar nga shembja e një çatie të ndërtesës, përcjell Telegrafi.
Tornado ka përmbysur edhe automjetet në autostradën I-35 në veri të Dentonit, gjë që ka shkaktuar bllokim të trafikut.
Siç raportohet, tornado ka rrëzuar edhe linjat e energjisë elektrike në atë zonë.
Ndryshe, një numër i madh i njerëzve janë angazhuar në një operacion kërkim-shpëtimi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































