LAJMI I FUNDIT:

Stuhitë e borës godasin Ballkanin, kaos në trafik dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Stuhitë e borës godasin Ballkanin, kaos në trafik dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Një stuhi dëbore ka goditur Ballkanin duke shkaktuar kaos trafiku, mbylljen e shkollave dhe duke lënë mijëra pa energji elektrike.

Në Slloveni, moti i keq pengoi përpjekjet për të shpëtuar dy alpinistë hungarezë që humbën të dielën në malet në veri të Lubjanës.

Misioni i shpëtimit u pezullua gjatë natës për shkak të kushteve të rrezikshme dhe ndërsa ai rifilloi të hënën, helikopteri nuk mundi të ngrihej për shkak të motit të keq.


Në Kroacinë dhe Bosnjen e afërt, qytetarëve u është kërkuar të mos udhëtojnë.

Qarkullimi u ndalua në rajonin qendror të Likës së Kroacisë, ndërsa shkollat në veriperëndim të Bosnjës janë mbyllur për shkak të borës së madhe.

Gati 200,000 shtëpi përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe kamionët dhe automjetet e tjera të rënda u bllokuan në rrugë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Një video e publikuar së fundmi në rrjete sociale tregon rreth 50 vetura të bllokuara në një rrugë në Drvar të Bosnjës.

Qytetarët u shprehën se nuk kishin parë kurrë më parë një stuhi të tillë.

Ndryshe, drejtuesit e automjeteve tani janë paralajmëruar të kenë nivel të lartë kujdesi dhe të mos udhëtojnë pa pajisje dimërore.

Reshje bore ka pasur edhe në Kosovë, e sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.

Qyteti i Pejës është mbuluar nga reshjet e dendura të borës, të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në jetën e përditshme të banorëve.

Sipas pamjeve të shpërndara në rrjete sociale, moti i keq ka krijuar probleme në qarkullimin rrugor, me shumë automjete që po përballen me vështirësi për të lëvizur në rrugët e qytetit dhe zonat përreth. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Evropa
Kalo në kategori