LAJMI I FUNDIT:

Stuhia ka krijuar kaos në Bosnjë dhe Hercegovinë, pamjet janë të pabesueshme – ndërkohë që Serbia po përgatitet për përmbytje

Stuhia ka krijuar kaos në Bosnjë dhe Hercegovinë, pamjet janë të pabesueshme – ndërkohë që Serbia po përgatitet për përmbytje

Era e stuhishme, stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme të mëdha në disa zona në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas mediave lokale, ka edhe shtëpi të dëmtuara dhe disa rrugë janë të mbyllura për trafikun, përcjell Telegrafi.

Kështu, alarmi i kuq meteorologjik është në fuqi në pjesën më të madhe të Bosnjë-Hercegovinës.


Veç kësaj, raportohet se një erë e fortë ka marrë pjesë nga çatitë e shtëpive dhe ka thyer pemët.

Shpejtësia e erës ishte rreth 80 kilometra në orë dhe për këtë arsye qytetarët janë paralajmëruar të kenë kujdes.

Madje në rrugën Konjic – Mostar, “lumi rrjedh përgjatë rrugës”.

Gjegjësisht, përroi ka dalë nga rruga kryesore dhe qytetarët që kanë depërtuar atë rrugë thonë se përroi bart çdo gjë para tyre dhe se në rrugë ka shumë degë dhe pemë të thyera.

Gjithashtu, rrëshqitja e dheut ka ndërprerë qarkullimin ndërmjet Jabllanicës dhe Parkut Natyror Blidinje.

Në terren ka ekskavatorë, të cilët përpiqen të pastrojnë një pjesë të rrugës që të kalohet.

Ndërkohë siç bëjnë të ditur mediat serbe, alarmi meteorologjik i kuq është në fuqi edhe në Serbi, që nënkupton mot shumë të rrezikshëm dhe vlen për Serbinë perëndimore, ndërsa ai portokalli për Beogradin dhe disa pjesë të tjera të vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Evropa

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Kalo në kategori