Studiuesit: Vendosja e të njëjtës maskë më shumë se një herë, është më keq sesa të mos vendosësh fare

Studiuesit që ekzaminuan maska të palosura kirurgjikale me tre shtresa, të cilat shpesh vishen nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, zbuluan se ato filtruan gati tre të katërtat e grimcave në zonë.
Kjo më pas u zvogëlua në një të katërtën kur maskat u përdorën më shumë se një herë, thanë ata.
Studiuesit, nga Universiteti i Massachusetts Lowell dhe Universiteti Baptist i Kalifornisë, gjithashtu zbuluan se mbajtja e një maske me më pak se 30 për qind efikasitet të filtrimit mund të ishte më keq sesa të shkoje pa të.
Dr Jinxiang Xi, një profesor i asociuar i inxhinierisë biomjekësore në UMass Lowell, tha: “Është e natyrshme të mendosh se mbajtja e një maske, pa marrë parasysh të re apo të vjetër, duhet të jetë gjithmonë më mirë se asgjë. Rezultatet tona tregojnë se ky besim është i vërtetë vetëm për grimcat më të mëdha se pesë mikrometra, por jo për grimcat e imta më të vogla se 2.5 mikrometra”.
Ekspertët thanë se gjetjet e tyre demonstruan se si forma të ndryshme të maskave mund të çojnë në nivele të ndryshme mbrojtjeje, me palosjet që humbin efikasitetin e tyre me kalimin e kohës, shkruan Metro.
Për studimin, të botuar në revistën Physics of Fluids, ata zhvilluan një model kompjuterik të një personi që mban një maskë kirurgjikale me palë dhe përdorën metoda numerike për të ndjekur grimcat përmes materialit.
Ata gjithashtu studiuan aerosolët pasi ata kaluan nëpër maskë, duke parë se ku depozituan përfundimisht në hundë, mushkëri të thellë ose faring.
Gjetjet e tyre demonstruan se mbajtja e një maske mund të ndryshojë mënyrën e rrjedhjes së ajrit rreth fytyrës. Ekipi pa që ajri hynte në të gjithë sipërfaqen e maskës me shpejtësi të ulët, sesa në pika specifike, të tilla si hunda ose goja.
Ata më pas zbuluan se efikasiteti i filtrimit të maskës kirurgjikale me tre shtresa mund të ndryshojë nga 65 për qind kur është e re, në vetëm 25 për qind, kur përdoret, duke e bërë atë më keq sesa të mos veshësh fare.
Kjo mund të ndodhë sepse palosjet e maskës kirurgjikale ndikojnë në modelet e rrjedhës së ajrit dhe, kur përdoren pa pushim, ato ndryshojnë formë dhe efikasiteti i tyre zvogëlohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk