Site icon Telegrafi

Studim shokues: Fëmija mund t’i ngjajë ish-partnerit të mamasë dhe jo babait

Shkencëtarët kanë treguar për herë të parë se një foshnjë mund t’i ngjajë ish-të dashurit të mamasë dhe jo babait të vet biologjik.

Kjo ide, e njohur si telegoni, i ka rrënjët në Greqinë e lashtë, por teoria gjenetike e kishte anashkaluar. Shkencëtarët në Australi e testuan këtë ide duke manipuluar tek mizat, transmeton Telegrafi.

Gjithsesi shkencëtarët zbuluan se përmasat e mizave të vogla vareshin nga përmasat e mashkullit të parë me të cilën ishte çiftëzuar mamaja më shumë sesa me atë që ishte babai.

“Studimi ynë ndërlikon pikën tonë të vështrimit se si vijojnë gjeneratat, por gjithashtu hapin mundësi të reja shumë emocionuese në kërkim”, u shpreh kreu i grupit të kërkimit.

“Një gjë e tillë tregon se sa pak dimë për natyrën dhe sa shumë kemi për të mësuar ende”.

Pavarësisht zhvillimeve në gjenetikë, shumë pikëpyetje mbeten lidhur me faktin se si trashëgohen disa tipare.

“E dimë se disa tipare në familje nuk ndikohen nga gjenet që kalohen nga prindërit te fëmijët”, tha dr. Clean.

“Disa mekanizma trashëgimie jogjenetike bëjnë të mundur që faktorë të mamasë apo babait të ndikojnë në karakteristikat e një fëmije”.

Ideja e telegonisë – fakti që një burrë mund të lërë një shenjë në trupin e partneres së tij që ndikon edhe në beben që ajo do të lindë me një burrë tjetër – vjen nga filozofi grek Aristoteli. /Telegrafi/

Exit mobile version