Studimi: Pirja e duhanit e mosha, faktorët më të mëdhenj të rrezikut për kancer

Të jesh mbi 50-vjeç dhe të jesh duhanpirës janë dy faktorët më të rëndësishëm të rrezikut që lidhen me zhvillimin e çdo kanceri, sipas një studimi të ri të botuar në revistën Cancer
Ndërsa karakteristika të tjera të tilla si indeksi i masës trupore (BMI), dieta, stërvitja dhe historia familjare ishin të rëndësishme, studiuesit thonë se mosha dhe përdorimi i duhanit ndikojnë në mënyrë dramatike në shanset e një personi për të zhvilluar tumorin.
Autorët e studimit analizuan të dhënat në lidhje me 429.991 njerëz në SHBA pa histori personale të kancerit, duke ndjekur secilin individ për një periudhë prej pesë vjetësh.
Duke vepruar kështu, ata kërkuan të përcaktojnë faktorët që lidhen me një rrezik absolut më të madh se dy për qind të zhvillimit të ndonjë kanceri gjatë një periudhe pesëvjeçare.
Rreziku absolut i zhvillimit të ndonjë kanceri brenda pesë vjetësh ishte i barabartë ose më i madh se dy për qind, pavarësisht nga profili i faktorit të rrezikut për pothuajse të gjithë burrat dhe gratë e moshës 50-vjeç ose më të vjetër dhe ishte deri në 29 për qind për burrat dhe 25 për qind për gratë, për disa profile të faktorëve të rrezikut në moshën më të vjetër”, shkruajnë studiuesit.
Ata shtojnë se “pas moshës, faktori më i rëndësishëm i rrezikut për zhvillimin e çdo kanceri në pesë vjetët e fundit ishte një histori e pirjes së duhanit.
Në total, 15.226 kancere u diagnostikuan në mesin e pjesëmarrësve në studim brenda pesë vjetëve të regjistrimit, me kancerin e prostatës dhe të mushkërive më të zakonshme te burrat dhe kancerin e gjirit dhe të mitrës më të zakonshme te gratë.
Pas moshës dhe statusit të pirjes së duhanit, faktorët më të mëdhenj të rrezikut për meshkujt ishin përdorimi i alkoolit, historia familjare e kancerit, konsumimi i mishit të kuq dhe pasiviteti fizik.
Për gratë, faktorë të tillë si BMI, diabeti i tipit 2, kryerja e histerektomisë dhe lindja e fëmijëve u shoqëruan me një rrezik të shtuar pesë-vjeçar për çdo kancer.
Te meshkujt më të rinj se 50-vjeç, rreziqet i kalonin dy për qind vetëm tek ata mbi 45-vjeç që ose ishin duhanpirës aktualë ose e kishin lënë duhanin më pak se 30 vjet më parë.
Rreziku më i lartë prej 2.7 për qind lidhej me meshkujt e kësaj moshe, të cilët ishin të ekspozuar ndaj të gjithë faktorëve të rrezikut të listuar.
Në mesin e grave më të reja se 50-vjeç, rreziqet absolute u rritën mbi dy për qind duke filluar nga mosha 35-vjeç për duhanpirësit, me një rrezik prej 5.8 për qind të llogaritur për ato më të vjetra se 45-vjeç me ekspozim ndaj një sërë faktorësh të tjerë.
“Ndërsa shqyrtojmë mundësinë që testet e ardhshme mund të identifikojnë disa lloje kanceri, së pari duhet të kuptojmë se kush është në rrezik më të madh për zhvillimin e çdo lloj kanceri”, tha autorja e studimit Alpa Patel në një deklaratë, raporton IFL Science.
Ajo shtoi se këto lloj të dhënash janë të nevojshme për të informuar opsionet e ardhshme të shqyrtimit, siç janë testet e zbulimit të hershëm me bazë gjaku për kancere të shumta që mund të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës