LAJMI I FUNDIT:

Studimi amerikan: Ekziston lidhje mes telefonave dhe kancerit

Studimi amerikan: Ekziston lidhje mes telefonave dhe kancerit

Një studim i hollësishëm i kryer nga qeveria e Shteteve të Bashkuara sugjeron se ekziston një lidhje midis telefonave celularë dhe kancerit.

Studiues nga Programi Kombëtar i Toksikologjisë ekspozuan minj të gjinisë mashkullore para frekuencave të radios, që emetohen zakonisht nga celularët.

Nga eksperimentet e kryera, u gjetën dy lloje tumoresh në trurin dhe zemrën e kafshëve. Të tillë tumore nuk u gjetën te minjtë që nuk u ekspozuan para frekuencave.


Në studim u morën më shumë se 2,500 minj në interval të caktuara për një periudhë dy vjeçare.

Zbulimi mendohet të jetë një nga analizat më të thella e të mëdha për telefonat celularë dhe kancerin, duke i kushtuar qeverisë së SHBA-së 25 milionë dollarë, për zhvillimin e një kursi 7 vjeçar.

“Kur njerëzit thonë se nuk ka asnjë rrezik, ky studim i jep fund një deklarate të tillë”- tha Ron Melnick, ish studiues i Programit Kombëtar të Toksikologjisë për Wall Street Journal.

cell-phone-cancer

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori