Përdorimi i telefonit inteligjent gjatë kohës që jemi në lëvizje është problematik. Qofshim duke ecur në këmbë, me biçikletë, apo akoma më keq, duke ngarë makinën, pasja enjë telefoni celular nëpër duar na tërheq vëmendjen dhe ngadalëson shumë reflekset tona
Kjo konfirmohet nga një studim i kryer në Japoni dhe i botuar në “Science Advances”, që u mor veçanërisht me analizimin e sjelljes sonë në një turmë.
Nga studimi rezultoi se ecja jonë e hutuar për shkak të smartfonit, jo vetëm që na pengon të lëviznim me shkathtësi midis njerëzve, por ndikon gjithashtu negativisht edhe në lëvizjen e atyre që janë pas nesh.
Për të arritur në këto rezultate, studiuesit kryen eksperimente që përfshinë disa studentë nga Universiteti i Tokios në Japoni, shkruan Class.
Të ndarë në dy grupe, vullnetarët duhej të ecnin drejt njëri-tjetrit, duke u kryqëzuar dhe vazhduar rrugën drejt: nëse asnjëri nga pjesëmarrësit nuk shpërqendrohej nga telefoni i tij celular, të dy grupet formonin instinktivisht radhë dhe vazhdonin pa probleme rrugën e tyre.
Por ndërkohë mjaftonte që vetëm 3 nga studentët të përdornin celularët e tyre teksa ecnin para shokëve të tyre të klasës, dhe i gjithë grupi hynte në kaos. Ata që ishin të zënë me telefonat e tyre lëviznin më ngadalë dhe mëme vështirësi, përplaseshin me shokët e tyre të klasës që vinin përballë nga grupi i kundërt, dhe rreshtat deshën shumë më tepër kohë që të formoheshin.
Në përgjithësi, të dy grupeve iu desh më shumë kohë për të përshkruar të njëjtën rrugë, dhe e bënë këtë me më shumë sesa një problem.
Sipas studiuesve, ky kaos i përgjithshëm vjen për shkak të mungesës së kontaktit me sy. Kur ecim në rrugë ne shohim në sy ata që ndeshim përballë për të kuptuar se në cilën mënyrë do të lëvizim, dhe për pasojë zhvendosemi në përputhje me rrethanat.
Dhe ne e bëjmë këtë në mënyrë instinktive, por janë pikërisht këto komunikime me sy që na japin mundësinë të shmangim përplasjet me njëri-tjetrin.
Sipas Hisashi Murakami, një nga autorët e studimit, hapi tjetër, do të jetë analizimi i lëvizjes së syve të njerëzve që takohen në rrugë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet