LAJMI I FUNDIT:

Studentët u dërgojnë akademikëve jastëk për gjumë

Studentët u dërgojnë akademikëve jastëk për gjumë

Një jastëk i madh me ngjyrë të bardhë është dërguar para ndërtesës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës sot në mesditë.

Ky jastëk dedikuar për gjumë të akademikëve është ‘dhuruar’ nga studentët e Lëvizjes studentore “Studim, Kritikë, Veprim”.

Këtë ‘dhuratë’ për akademikët, studentët e kanë arsyetuar me atë se Akademia është në një gjumë të thellë.


Kjo akademi po qëndron në mënyrë pasive karshi situatave dhe problemeve të vështira, dhe asnjë zë apo reagim nga kjo akademie nuk po dëgjohet.

Trim Gashi, njëri nga studentët që i përket kësaj lëvizje studentore tha se, Akademia do të duhej të ishte në majat e intelektualitetit të Republikës dhe me shumë përgjegjësi ta kryen punën e saj. Por sipas tij ASHAK do duhej të reagonte kundër objektit që është vendosur dhunshëm në hapësirën universitare, por ajo nuk bëri as reagimin më të vogël.

“Në njërën anë kemi projektin direkt të akademisë serbe, e cila në vazhdimësi nxjerr projekte të reja për kolonizimin e Kosovës, dhe në anën tjetër kemi një akademi, që nuk bën as reagimin më të vogël për këtë çështje. Pra ekziston një akademi serbe që shtyn përpara projekte të trilluara, dhe në anën tjetër një Akademi e Kosovës që nuk i mbron as të vërtetat tona”, tha Gashi.

Gashi, po ashtu tha se kjo Akademi me papërgjegjësitë që po i bën, fare nuk po shërben si një Akademi, dhe sipas tij, Akademia duke mos reaguar po i jep konfirmim pushtetit karshi situatave të cilat po e cenojnë integritetin dhe autonominë përmes funksionalizmit të pseudo-kishës ortodokse në Kampusin Universitar.

“Më së paku shërben si akademi. Nëse heshtja shpesh kuptohet si miratim, atëherë heshtja e Akademisë nuk mund të kuptohet ndryshe veçse konfirmim ndaj pushtetit. Kolegët e ashtuquajtur akademik kryeministri Mustafa, janë shndërruar në bashkëpunëtor me këtë të fundit, i cili reagon ashpër kur pretendon se i cenohet prona private dhe me arrogancë mbron cenimin e sovranitetit territorial të Republikës, sakaq mbron thirrjet e zëvendësit të tij, Branimir Stojanoviq, të cilat cenojnë integritetin dhe autonominë e Universitetit përmes funksionalizimit të pseudo-kishës ortodokse në Kampusin Universitar. Krahas kësaj Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës vazhdon të jetë e fjetur”, tha Gashi .

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori