Studentët paralajmëruan të mërkurën se do t’u rikthehen protestave dhe do t’i bllokojnë bulevardet në të gjithë Shkupin nëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk i përmbushë kërkesat për pagesën e rregullt të mjeteve për një shujtë në ditë dhe nëse nuk i përmirëson kushtet e akomodimit në konvikte dhe ato të ndjekjes së mësimit nëpër fakultete.
Lëvizja “Rezistenca studentore”, protestat i ka nisur në nëntor të vitit të kaluar pas një propozimi për ndryshimin e Ligjit për standardin e studentëve që parashikonte shkurtimin e mjeteve financiare që sillen në 2500 denarë apo rreth 40 euro në muaj, kursimin e energjisë elektrike e masa tjetër antikrizë.
Kristijan Dimkov, student në Fakultetin Filozofik në Shkup, thotë se institucionet shtetërore nuk i kanë përmbushur premtimet e dhëna, pasi pagesat nuk po bëhen me kohë. Sipas tij, po ashtu nuk është ndërmarrë asgjë në drejtim të përmirësimit të kushteve në konvikte dhe në fakultete, që janë në gjendje më të rëndë.
“Është e tmerrshme që edhe në shekullin XXI të kemi kushte katastrofale për studentët që llogariten si shpresa e këtij vendi. Kushtet janë të mjerueshme. Ne, në protestat tona, marrim nga një copë bukë dhe djathë që në mënyrë simbolike të shprehim pakënaqësinë tonë me ushqimin që marrim. Ne kërkojmë përmirësimin e kushteve për një jetë normale studentore, asgjë më shumë”, thotë Dimkov.
Lëvizja “Rezistenca studentore” në profilin e saj në Facebook ka publikuar edhe fotografi të fakulteteve, ku, sipas saj, kushtet janë të këqija, por edhe pamje nga hapësirat brenda konvikteve.
“Ne kërkojmë kushte më të mira, rikonstruimin e konvikteve studentore pasi në një pjesë të tyre kushtet janë katastrofale dhe jonjerëzore. Qëllimi ynë kryesor është që të marrim atë që meritojmë, pasi është e papranueshme që studentët akoma të protestojnë për kushte njerëzore, në vend që të merremi me kërkesa tjera, për cilësi të universiteteve duke marrë parasysh se institucionet e arsimit të lartë te ne janë të ranguara shumë keq në listën e universiteteve botërore. Nëse nuk përmbushen kushtet, ne do të jemi të detyruar të vazhdojmë me protestat dhe shpresojmë se me kërkesat tona do të solidarizohen edhe shtresat tjera të shoqërisë”, thotë Andrea, student në Fakultetin e Shkencave Teknike në Shkup.
Nga kjo lëvizje studentore thonë se protestat do të aktivizohen të premten me bllokimin e të gjitha udhëkryqeve në Shkup dhe ato do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave nga institucionet shtetërore.
Studentët shprehen të pakënaqur edhe për, siç thonë, negociatat jotransparente për Ligjin e ri për ushqimin e studentëve dhe akoma nuk kanë asnjë informacion zyrtar nëse është rritur pagesa në 140 denarë (2.30 euro) në ditë për një shujtë në ditë.
Sipas Ligjit për arsim të lartë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është përgjegjëse për pagesën e mjeteve (rreth 2500 denarë/40 euro) në çdo fillim të muajit. Por, studentët ende nuk e kanë marrë pagesën e muajit janar.
Nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur se deri më 15 mars do të paguhen të gjitha mjetet e mbetura për studentët dhe se pagesat e tjera do të bëhen me kohë, por pa sqaruar nëse është bërë edhe rritja e kompensimit për ushqim.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se studentët kanë të drejtë të protestojnë, ndërsa institucionet janë të obliguara të punojnë në përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Studentët gjithmonë kanë të drejtë të ngrenë zërin e tyre, t’i thonë qëndrimet e tyre, të paraqesin kërkesa, kurse ne që jemi në Qeveri, si dhe deputetët, duhet t’i dëgjojmë ata, të bisedojmë dhe të arrijmë një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të gjithë”, deklaroi Kovaçevski.
Kreu i Qeverisë tha se po punohet edhe në përmirësimin e kushteve në konviktet studentore, disa prej të cilave janë rikonstruuar ndërsa disa janë në proces e sipër.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në Maqedoninë e Veriut, shkollimin e lartë e ndjekin rreth 51.000 persona në 11 universitete shtetërore dhe private.
Sa i përket radhitjes në nivel botëror për nga cilësia, më së larti pozicionohet Universiteti i Shkupit në vendin e 1.607-të ndërsa universitetet tjera radhiten në vendin e 4.450-të e më poshtë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Malin Sharr shpëtohet një alpinist i lënduar çek

Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë, flet Grajqevci

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?