LAJMI I FUNDIT:

Studentët e UT-së që bojkotuan mësimin do të kthehen në ligjërata

Studentët e UT-së që bojkotuan mësimin do të kthehen në ligjërata

Pas takimit me Këshillin e fakultetit të Arteve të UT-së lidhur me ankesat ndaj profesores Besjana Mehmedi, studentët e muzikës vendosën që prej nesër të kthehen në ligjërata. Ata do të kenë mundësinë të zgjedhin një tjetër profesor për ligjërata dhe provime. Alsat mëson se Këshilli i Profesorëve të Artit Muzikor ka mbështetur studentët.

“Ne jemi në këtë vend pune vetëm për shkak të studentëve dhe rrjedhimisht ne jemi me studentët”, thuhet në vendimin e tyre.

Ndërkohë UT-ja duhet të shqyrtojë ankesat e studentëve ndaj profesores Besiana Mehmedi, të cilën e akuzojnë për fyerje dhe kërcënime.


“Jemi marrë vesh për disa pika me këshillin e fakultetit tonë, pra do të kemi mundësi zgjedhjeje mes dy profesorëve, mes profesores Besiana dhe një profesori tjetër, jo vetëm ne por të gjithë studentët që u kanë mbetur provimet edhe pse ligjëratat i kanë dëgjuar tek profesorja Besiana, mund të zgjedhin se ku do e japin provimin. Një fjalë që do e kemi në mendjet tona ne si studentë do të jetë ajo që e tha prorektori për arsim, Vullnet Ameti, që lodrave dhe tupanëve duhej tu kishim rënë edhe më shumë me qëllim që të jetë mësim për të gjithë profesorët që bëjnë shkelje mbi parimet universitare”, tha Ardi Lena Student

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori