LAJMI I FUNDIT:

Studentët nga Universiteti Tartusë në Estoni, e vlerësuan të suksesshme vizitën studimore në Kosovë

Studentët nga Universiteti Tartusë në Estoni, e vlerësuan të suksesshme vizitën studimore në Kosovë

Universiteti Tartusë në Estoni dhe Kolegji ILIRIA, sollën në Kosovë studentë të këtij universiteti nga Estonia. Këto studentë vijnë nga vende të ndryshme si: Gjermania, Ukraina, Brazili, Kanada, Tajvani, Kameruni, etj.

Studentët e Universitetit të Tartusë, që është edhe një ndër universitetet më Prestigjioze në botë,nën udhëheqjen e stafit dhe shoqërimin e studentëve të Kolegjit ILIRIA, realizuan vizita studimore në sektorin civil, politik, medial, etj.

Vizitat studimore ishin efektive dhe vazhduan në zyrat e BE-së, në zyrat e OSCE-së, në grupe të ndryshme parlamentare me udhëheqësit e partive politike dhe në institucione të ndryshme. Gjatë vizitave studimore studentët u pritën nga Ahmet Isufi, Memli Krasniqi, Albin Kurti, Riccardo Serri, Christopher Teutsch, Dejan Djukanovic, Laia Pau Romani, Barbara Rohmann dhe Boyd McKechnie.


Studentë dhe profesorë nga Universiteti i Tartusë u pritën në ambientet e Kolegjit ILIRIA nga studentët, stafi akademik dhe menaxhues.

Në kuadër të kësaj vizite studimore, studentët zhvilluan edhe disa debate në Kolegjin ILIRIA, ku bashkë me Lulzim Peci, Ilir Deda dhe Besa Luzha, diskutuan çështjen e pavarësisë dhe të shtet-ndërtimit të Republikës së Kosovës, si dhe çështjet aktuale politike dhe ekonomike.

Në përfundim të vizitës studimore, studentë dhe stafi akademik nga Universiteti i Tartusë, falënderuan Kolegjin ILIRIA për organizimin dhe aktivitetet, duke e vlerësuar shumë të suksesshme këtë vizitë studimore në Kosovë, përmes së cilës morën njohuri të cilat do ju shërbejnë në aspektin profesional.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA,z. Arbër Reçi, e vlerësoi shumë të suksesshme këtë vizitë studimore, duke i theksuar mundësit e përfitimeve dhe avancimeve gjatë studimeve në Kolegjin ILIRIA, duke përfshirë pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, në punë praktike, trajnime, vizita studimore, konferenca, etj.

Universiteti i Tartusë dhe Kolegji ILIRIA do të vazhdojnë bashkëpunimin, duke u angazhuar në fushën e hulumtimit, mësimdhënies dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori