LAJMI I FUNDIT:

Studentët e thumbojnë Zvrlevskin: Pse nuk dorëhiqesh? (Foto)

Studentët e thumbojnë Zvrlevskin: Pse nuk dorëhiqesh? (Foto)

Studentët e fakultetit ”Justiniani i Parë” sot kanë pasur mundësi që të dëgjojnë një ligjeratë nga Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva dhe nga Prokurori Publik, Marko Zvrlevski në lidhje me ligjet e Maqedonisë në pjesën e ndëshkueshmërisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Të gjithë e dijmë se pse është krijuar Prokuroria Speciale Publike. Prokuroria Themelore Publike nuk i merrte në dorë materialet e përgjuara . A mendoni se për arsye morale duhet të jepni dorëheqje?” i tha një studente Marko Zvrlevski.

Nga ana tjetër është përgjigjur edhe Zvrlevski. ”Nuk do të thotë se nuk kemi punuar për ato lëndë. Ne kemi edhe lëndë tjera, ndërsa materialet e përgjuara i interesonin vetëm një partie të caktuar politike. Më vjen mirë që u krijua PSP-ja por dua të ju them që 35 lëndë i kemi hapur për këtë rast.” tha mes tjerash Zvrlevski./Telegrafi/


zverlevski-janeva