LAJMI I FUNDIT:

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë vizituan Termokosin

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë vizituan Termokosin

Studentët e vitit të dytë dhe të vitit të tretë të Fakultetit Inxhinieri e Energjisë në UBT, vizituan ngrohtoren e qytetit të Prishtinës “Termokos”, të shoqëruar nga ligjëruesit e UBT-së, Pranvera Dobruna dhe Nexhat Balaj.

Gjatë kësaj vizite, studentët u pritën nga drejtori i Prodhimit në Termokos, Gani Kelmendi, i cili i njoftoi me procesin e tërësishëm të kogjenerimit, me teknikat që i shfrytëzoi kjo ndërmarrje për zëvendësimin e sistemit të vjetër për djegien e mazutit me sistemin e ri, bazuar në teknologjinë e re, pastaj për planet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes nëpër lagje të reja të qytetit, si mundësi potenciale për rritjen e vendeve të punës etj.

Gjatë pyetjeve të parashtruara nga studentët për mënyrën e funksionimit të Termokosit, gjithashtu ata u rekomanduan zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje, që Termokosi të fillojë të punojë në bazë të temperaturave që mbretërojnë jashtë, e jo në bazë të datës së parapërcaktuar për sezonin e ngrohjes, pavarësisht temperaturave. /Telegrafi/


Artikull i sponzorizuar