Studentët e Fakultetit të Arteve kanë mbajtur sot një protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku kanë kërkuar anulimin e vendimi për ndarjen e bursave, pasi ky fakultet ka mbetur jashtë vendimit për të marrë bursa nga ministria. Studentët e këtij fakulteti përmes këngëve dhe një performance nga studentët e aktrimit kanë kërkuar që edhe për ta të ndahen bursa.
Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Arteve, që udhëhiqet nga Organizata “Reforma” kanë kërkuar që ministria të shfuqizojnë vendimin për ndarjen e bursave.
Të njëjtit kanë pasur kërkesë që të takohen me ministrin në detyrë të Arsimit Shyqiri Bytyqi, por që nuk janë pranuar në takim. Madje, studentët kanë deklaruar se janë gjuajtur me disa gjëra nga dritaret e kësaj ministrie.
Përfaqësuesi i studentëve të Fakultetit të Arteve, Edison Bibaj, ka thënë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat, derisa ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta deri në realizim të kërkesës së tyre.
“I vetmi kompromis është që ky vendim të anulohet, përndryshe ministri deri në shkarkim do të ballafaqohet me studentët. Sot ishte protestë më shumë paralajmëruese që në ditët në vijim gjithmonë mund të ketë masa deri më radikale. Ky vendim është i papranueshëm, mos të na maltretojë ministri, është e pakontestueshme…Konkretisht është vendimi i marrë për konkursin e bursave nga Ministria e Arsimit, e cila ka përgjysmuar dhe ka bërë ndasi ndaj studentëve bursistë të cilët e arrijnë notën mesatare ashtu siç e përcakton Ministria e Arsimit. Për ne është shumë e papranueshme dhe ne këtë gjë po e kundërshtojmë, nuk jemi kundër kritereve, të cilat i vendos Ministria e Arsimit, thjesht jemi kundër mos me pas gjithëpërfshirës”, tha ai.
Bibaj ka thënë se ata janë refuzuar nga ministri i Arsimit për të mbajtur një takim.
“Siç e patë edhe vet, i kemi edhe fotografitë dhe fotot e materialit që ra, dritarja është hapur e objektit të Ministrisë dhe pasi që nuk pranuan as kabineti i ministrit as ministri me dal me na pranuar në takim ata filluan edhe të na sulmojnë. Ne i bëmë ftesë ministrit që të na pranojë në takim. Mirëpo, gjëja më interesante ishte këshilltari i ministrit Shkodran Imeraj nëse nuk gaboj, ne si përfaqësues të studentëve e vërejtëm duke kërcyer me muzikë dhe aktivitetin tonë dhe duke i bërë thirrje policisë shtini brenda se jashtë po bie shi. Kjo është e papranueshme, këta janë njerëz të pandërgjegjshëm, janë njerëz pa karakter, këta për neve nuk janë shqiptar”, tha ai.
Studenti Labeat Bytyçi, derisa mbante në duar një copë të bardhë, tha se me të janë sulmuar nga dritarja e Ministrisë së Arsimit.
“Kjo është një diçka konkrete që ne i japim kulturë këtij vendi, ne i japim kulturë edhe ministrit, po një njeri si ky nuk e merr kulturën, një njeri si ky nuk donë me mësua. Ky mendon se këtë vend ia ka lënë baba e nëna e vet, jo-jo këtë vend na e udhëheqim, na jemi vetë shteti, ne bëjmë çka të duam, çka është e drejtë për këtë vend. Këqyre me çka po na gjuan, do të thotë ai po na sulmon neve, ne kemi ardhur vetëm për t’i lypur të drejtat tona”, tha ai.
Në mbështetje të studentëve të Fakultetit të Arteve kishin dalë edhe profesorët e këtij fakulteti. Profesori Jeton Ahmetaj tha se kanë dalë për të mbështetur një kauzë të drejtë të studentëve.
“Kemi dalë këtu në mbështetje të një kauze jashtëzakonisht të drejtë të studentëve tanë. Kemi marrë informatën se është marrë një vendim nga kjo ministri që t’iu ndërpriten bursat studentëve tanë, në mënyrë që t’iu jepet prioritet disa fakulteteve të tjera gjë që është diskriminuese në rend të parë, si dhe është fyese për fakultetin tonë, për studentët tanë. Prandaj, ne si profesorë dhe si Fakultet i Arteve i bëjmë apel edhe MASHT-it dhe ministrit, në mënyrë sa më të shpejtë ta ndryshojë këtë vendim diskriminues dhe t’i barazojë studentët tanë me pjesën tjetër të studentëve të fakulteteve të tjera”, tha ai.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për ndarjen e bursave për Fakultetin e Bujqësi- Veterinari, FShMN, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji, Fakultetin Teknik dhe Shkenca të Aplikuara./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?