Studentët e bllokojnë Universitetin, nuk lejojnë zgjedhjen e rektorit (Foto)

Studentët e Universitetit Kiril dhe Metodij kanë bllokuar hyrjet dhe daljet e Universitetit duke penguar zgjedhjen e rektorit të ri, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Studentët apelojnë se nuk largohen nga këtu nëse nuk ju plotësohen kërkesat e tyre nga udhëheqësia e Universitetit.
Sot duhet të dihet kush do të jetë rektor i ri ndërsa gara zhvillohet në mes Nenad Novkovski dhe dekanit të fakultetit maqinerisë Nikola Jankulovski.
Protesta e studentëve është për mënyrën e votimit ku votojnë vetëm përfaqësues të fakulteteve që nga protestuesit ''Plenumi Studentor'' nuk i pranojnë si legjitim!/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































