Në një debat të organizuar në Strugë, dy kandidatët - Ziadin Sela dhe Arbën Labënishti - publikisht deklaruan jo vetëm mbështetje, por edhe pjesëmarrje në fushatën e kandidatit që do të merr vota më shumë në zgjedhjet e 24 marsit.

Sinjalet për unifikimin e shqiptarëve në rrethin e dytë zgjedhor vijnë pas koalicionit mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dhe pas thirrjes së kryeministrit Nikola Gruevski për dalje masive të maqedonasve në votime kundër kandidatëve shqiptar.


Qytetarët e anketuar kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe për mesazhet dhe deklaratat e ashpra të kryeministrit Gruevski në Strugë dhe Kërçovë, që sipas tyre mund të jenë faktor për destabilizimin e marrëdhënieve mes dy bashkësive etnike, raporton Alsat-M.

Në zgjedhjet e 24 marsit në Strugë garojnë tre kandidatë: Labënishti I BDI-së, Sela i PDSH-së dhe kandidati i përbashkët i VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, Vlado Kocovski. Nëse asnjëri prej tyre nuk arin të merë mbi 50 për qind të votave, në rrethin e dytë zgjedhor kalojnë dy kandidatët me më shumë vota. /Telegrafi/