Struga, qyteti piktoresk rreth bregut të Liqenit të Ohrit, gjithnjë e më shumë po bëhet destinacion i vizitorëve të shumtë nga të katër anët e botës. Zërin e mirë po ja çojnë larg këtij qyteti, ata që kanë ardhur njëherë nga jashtë dhe nuk e lënë pa u kthyer përsëri, por edhe bashkatdhetarët që janë me punë të përkohshme jashtë vendit.
Duke iu referuar të dhënave statistikore të regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 Komuna e Strugës ka pasur 63376 banorë. Ajo ka qenë e njohur që nga koha e ilirëve dhe shumë shkrimtarë kanë vërejtur se Struga është qytet i gjallë, me tregti të zhvilluar dhe tregje të mëdha. Kjo është arsye për të cilën ekziston një thënie “Si Struga nuk ka tjetër”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Krahas bukurisë kaq tërheqëse të këtij qyteti, janë edhe rrethanat tjera të cilat po ndikojnë në rritjen e turizmit në këtë qytet. Exploringmacedonia.com shkruan se Struga ka plazhe të bukura, të cilët janë arsye e fortë për tërheqjen e vizitorëve. Kur vizitoni këtë qytet të qetë, ka edhe disa vende tjera që tregojnë bukuritë dhe kulturën, siç janë: pazari i vjetër i Strugës, xhamitë dhe kishat e vjetëra, trashëgimia kulturore e qytetit, klima e mesme kontinentale, hapësira natyrore të mbrojtura dhe të ruajtura, udhqim i shëndetshëm dhe tradicional, manifestime kulturore me karakter origjinal dhe shumëvjeçar etj.
Përderisa Struga i ka të gjitha këto potenciale për zhvillimin e turizmit, ajo ka edhe një specifikë tjetër pozitive. Këtu, mund të pushojnë vizitorë të shtresave të ndryshme shoqërore, sepse oferta tristike në këtë drejtim është mjaft e larmishme. Kjo, sidomos kur bëhet fjalë për thellësinë e xhepit që kanë këta qytetarë. Pra, në Strugë mund të pushohet edhe për pak para, por akomodimi në objektet hotelierike reprezentative për qytetarët e thjeshtë është i papërballueshëm.
Kështu, çmimet për shërbimet turistike sillen prej 200 denarë deri në 300 denarë për shtrat në sektorin privat, deri në 30 apo 60 euro në hotelet më reprezentative dhe nga 700 deri më 900 denarë në Autokamp shtëpizat në bregun e liqenit.
Në fillimin e sezonit turistik në Strugë dhoma luksoze, me banjë, terasë dhe televizor në sektorin privat, pothuajse gjithmonë kushton 15 euro, ndërkaq e njëjta por e një kategorie më të ulët mund të gjendet edhe për 10 euro. Në pikun e sezonit këto çmime mund të jenë pak më të larta, por nuk pritet të shkojnë më tepër se 20 përkatësisht 15 euro.
Qyteti i Strugës gjatë shekujve ka formuar fizionominë e tij në aspektin historik, kulturor dhe arkitektonik. Qyteti i Liqenit, ka histori të pasur. Sipas asaj që është e njohur prej epokës greko-romake mund të thuhet se Struga ka qenë vendbanim i rëndësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida (Ohri i sotëm) dhe Patra (vendbanim antik – mbeturinat e të cilit janë gjetur ne fshatin Ladorisht 2 kilometra larg Strugës).
Për shumë shqiptarë e të huaj, Struga është një kartolinë që nuk mund t’i mungojë pushimeve verore dhe listës për ta vizituar këtë vend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025