LAJMI I FUNDIT:

Stresi: Unë falë gjithçka, përveç tradhtisë

Stresi: Unë falë gjithçka, përveç tradhtisë
Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artisti i njohur shqiptar, Stresi, shpesh ka bërë bujë me deklaratat e tij në rrjete sociale.

Ai është shprehur shumë për jetën private e po ashtu edhe për karrierën profesionale.

Në një intervistë të fundit për “E diela jonë”, ai ka thënë se ka dashuruar vetëm një herë në jetë.


Foto: Screenshot/YouTube

“Ti harron, ti falë, ti hakmerresh, çfarë bën Stresi me shenjat që ka në kurriz?”, ka qenë pyetja që iu drejtua.

Stresi i kërkon falje popullit të Kosovës: Flamuri serb po valvitet në Tiranë, më dhemb zemra
Lexo po ashtu Stresi i kërkon falje popullit të Kosovës: Flamuri serb po valvitet në Tiranë, më dhemb zemra

Këngëtari nga Shqipëria theksoi gjatë bisedës se falë gjithçka, përveç tradhtisë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Unë falë gjithçka përveç tradhtisë. Tradhtinë nuk e falë kurrë”, ishte përgjigja e 37-vjeçarit.

I njëjti u divorcua nga ish-partnerja e tij, Keisi, vetëm pak kohë më parë. /Telegrafi/