Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj - Stresi, ka bërë një postim përpara fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Ai ka publikuar një bisedë me nënën e tij, përmes së cilës zbulon se do të agjërojë këtë vit.


I njëjti thekson se nuk e ka praktikuar, por që beson çmendurisht në Allah.

Screenshot 32 7 Foto: Screenshot/Instagram

"Feja ime është Islami, por nuk mund të them që e kam praktikuar por besoj çmendurisht në Allah. Do agjëroj dhe do të lutem për familjen time", thotë në postim artisti.

Ylli i famshëm tutje shtoi: "Për të gjithë njerëzit që e kanë zemrën e bardhë. Për të gjithë ata njerëz të mirë që më rrethojnë. I madhi Zot qoftë me ju dhe ishalla i dëgjon lutjet tona".

Screenshot 2 29 Foto: Screenshot/Instagram

Në ndërkohë, edhe personazhe të tjerë të famshëm kanë uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të këtij muaji.

Sivjet, Ramazani fillon në mbrëmjen e 10 marsit dhe do të zgjasë deri më 9 prill. /Telegrafi/

Screenshot 3 20 Foto: Screenshot/Instagram