Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në ShBA, janë duke u kundërshtuar fuqimisht nga presidenti në fuqi, Dunald Trump. Pavarësisht se ai pranoi që administrata të nisë veprimet procedurale që presidenti i dalë nga zgjedhjet si fitues të krijojë grupin e tij të punës për kalimin e pushtetit, rezultatet e shpallura vazhdojnë të mbeten të papranuara prej tij, edhe pse kanë kaluar kaq shumë ditë. Sipas Trumpit, kundërshtari i tij, Joe Biden, u shpall President i zgjedhur nga mediat, jo nga një proces përfundimtar ligjor kushtetues. Në ShBA njihet përcaktimi se kur zgjedhjet presidenciale kundërshtohen dhe nëse Senati Republikan dhe Dhoma Demokratike nuk pajtohen sa i përket faktit se cilët do të jenë fituesit e zgjedhjeve, atëherë kjo situatë quhet “mosmarrëveshje”.
Me sa duket, nga të gjitha zhvillimet e muajit nëntor e në vijim, Trumpi duhet të jetë këshilluar mjaft mirë me njohës të shkëlqyer të Kushtetutës për të ndërtuar një strategji të posaçme për betejën paszgjedhore përmes mjeteve kushtetuese, me qëllim kapërcimin e çdo pengese në rizgjedhjen e tij.
Beteja për rimarrjen e postit të presidentit përfshin dy hapa ose dy fronte: së pari Gjykatat, pastaj Dhoma e Kongresit.
Në këtë betejë janë angazhuar plotësisht të gjitha grupet e fushatës së Trumpit, palë të ndryshme të shtetit, organizata të palëve të treta, të cilat po operojnë duke ngritur padi për manipulim, vjedhje të votave, votim nga persona të vdekur, mos regjistrim të votave, etj., padi të drejtuara në gjykatat në nivele qarku, shteti dhe në nivel federal. Krahas angazhimit në këtë betejë ligjore të forcave më të kualifikuara të tij, vijojnë të mbahen të ngritur në mitingje rreth 73 milionë mbështetës të Trumpit, shumë prej të cilëve, edhe pse nuk dalin në skenë, punojnë pa ndërprerje në prapavijë.
Objektivi kryesor është që strategjikisht të arrihet të pranohet se një numër i konsiderueshëm fletëvotimesh të kundërshtarit janë të pavlefshme.
Një objektiv i dytë shumë i rëndësishëm është të ekspozohet publikisht “korrupsioni” në këto qytete, si për përfaqësuesit e shtetit, edhe për përfaqësuesit e Dhomës së Kongresit e të Senatit.
Strategjia e ndjekur nga ekipi i Trumpit duket se ka arritur sukses në këto objektiva, pasi dy sondazhe të kryera gjatë kësaj periudhe paszgjedhore tregojnë një ndryshim balance në favor të Trumpit: 60 për qind e popullsisë në ShBA tani besojnë se “mashtrimi” ka ndodhur dhe vetëm 49 për qind besojnë se Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale.
Strategjia që po ndiqet lidhet me kalimin e të gjitha shkallëve të ankimimit të çështjes: Nuk ka rëndësi fakti nëse fitohet apo Gjykata e rrëzon padinë në një shkallë të caktuar. E rëndësishme është që procesi të kalojë të gjitha shkallët drejt hapit tjetër, që është Legjislatura e Shtetit në shtetet e kontestuara si: Pensilvani, Miçigan, Uiskonsin, Arizonë dhe Xhorxhia.
Pasi të kalohet nëpër të gjitha këto shkallë, më 14 dhjetor 2020, zgjedhësit e certifikuar nga secili shtet votojnë për Presidentin dhe zv/presidentin. Ka rëndësi të kuptohet se ata votojnë secili në shtetin e tyre të lindjes, vota e tyre është e vulosur dhe “nuk numërohet” deri më 6 janar. Çfarë do të thotë kjo?
Legjislaturat shtetërore kanë autoritetin kushtetues (sipas Nenit II, Seksioni 1, Klauzola 3 dhe Kodi 3 i ShBA-së, paragrafi 2 dhe paragrafi 5), për të emëruar listën e tyre të tgjedhësve, besnikë të presidentit Trump, nëse gjykojnë se “vota popullore e shtetit të tyre është e korruptuar”.
Me fjalë të tjera, Legjislatura shtetërore e Gjeorgjisë, për shembull, mund të konkludojë se “vota popullore është prishur” dhe të caktojë një “propozim konkurrues” të zgjedhësve, besnikë të presidentit Trump. Për shembull, mund të caktojë 20 zgjedhës të Bidenit nga Pensilvania dhe 20 zgjedhës për Trumpin.
E gjithë kjo procedurë bazohet në rastin precedent dhe precedenti janë zgjedhjet e vitit 1876, kur në disa shtete secili dërgoi votat konkurruese demokrate dhe republikane zgjedhore, të vulosura, që të arkivohen deri në momentin që i shqyrton Presidenti Senatit.
Më 6 janar hyn në veprim presidenti i Senatit bazuar në Amendamentin e 12-të të Kushtetutës, që specifikon se “Presidenti i Senatit, në prani të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, i hap të gjitha certifikatat dhe votat numërohen”.
Kjo do të thotë që në rastin e mosmarrëveshjeve rreth listave konkurruese elektorale, presidenti i Senatit do të ketë autoritetin përfundimtar për të vendosur se cilin të pranojë dhe cilin të refuzojë. Kjo mbështetet nga Kodi 3 i ShBA-ve, paragrafi 15. Për këtë arsye, ekspertët e jurisprudencës së skuadrës së Trumpit shprehen për një fitore të sigurt.
Ky është një kontroll de facto në Kolegjin Zgjedhor, të cilin pak e kuptojnë sepse ka ndodhur vetëm një herë në vitin e largët 1876.
Nëse në atë pikë, askush nga të dy pretendentët për President nuk arrin në 270 vota, Amendamenti i 12-të përcakton se “Dhoma e Përfaqësuesve do të zgjedhë menjëherë, me votim, Presidentin. Por gjatë zgjedhjes së Presidentit, votat merren nga shtetet ku përfaqësimi nga secili shtet ka një votë”.
Aktualisht, republikanët kanë një shumicë delegacioni shtetëror me 26 nga 50 gjithsej dhe ka të ngjarë që numri të shkojë në 30 në Kongresin e ri. Janë këto të dhëna që, sipas hartuesve të strategjisë së betejës ligjore të Trumpit, përmes vënies në lëvizje të precedentit, Trumpi e fiton pozicionin si President edhe për katër vitet e ardhshme.
Edhe pak ditë kanë mbetur për të parë përfundimin e kësaj beteje ligjore kaq të pazakontë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht