Strategjia e ndryshimeve në basketboll
Gjithmonë ndryshimet, përkatësisht reformat sjellin suksese. Ndryshimet e bëra ndikojnë edhe në sportit. Mirëpo, në këtë proces, nuk mund të thuhen vetëm të bëhen përpjekje e angazhime sa për tu bërë ndryshimet në krahasim me ato të cilat janë zhvilluar më parë. Pra ndryshimet janë të nevojshme të bëhen edhe në basketbollit.
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës kohë më parë bërë disa ndryshime në të mirë të basketbollit kosovar. Nga këto ndryshime që u folën në këtë takim, si pika kryesore ishte rreth përpilimit të një strategjie afatgjate për zhvillimin më të hovshëm e më të qëndrueshëm të basketbollit. Me realizimin e objektivave të kësaj strategjie për zhvillimin e basketbollit të Kosovës do të jetë një hapë shumë më përpara dhe shumë i madh drejt pranimit të basketbollit tonë në FIBA.
Strategjia e basketbollit duhet të jetë, që basketbolli kosovar të ngritët për një planifikim dhe realizim të objektivave më afatgjatë. Para dy viteve me saktësisht, në një Kuvend të punës që e kishte FBK-ës është propozuar një dokument për zhvillimin e strategjisë së basketbollit. Mirëpo ky projekt as njëherë nuk është parë në opinion, te sportdashësit e basketbollit dhe as tek institucionet shtetërore, me qëllim që të punohet më shumë në këtë drejtim në bazë të atyre pikave e konkluzioneve që janë parashtruar nga organet e atëhershme të FBK-së. Të kemi parasysh edhe këtë, se në nivel shtetëror, mungon strategjia për zhvillimin e edukimit fizik dhe sportit.
Infrastruktura sportive
Problem në vete është edhe kjo se tek ne ende mungon infrastruktura sportive. Tash kemi vetëm shtatë palestra sportive në të cilat takohen skuadrat e ligës superiore në ballafaqimet që i kanë në mes tyre. Mirëpo, disa salla sportive të shkollave të arsimit të mesëm të lartë, disa klube kanë filluar t`i mbajnë stërvitjet e tyre. Për të pasur efekt ngritja e sportit e në këtë strategji, në këtë nivel është e nevojshme të investohet në këto salla sportive për të e përmirësuar edhe më shumë infrastrukturën e tyre. Këto investime do të kontribuojnë që edhe më shumë, basketbolli të ngritët brenda një afati sa më të shkurtër. Mirëpo për të arritur rezultatet në këtë drejtim së pari duhet të kemi organizim më të mirë brenda Federatës, e më pastaj edhe organizimi të shtrihet nëpër klubet sportive.
Shkollat sportive
Një nga synimet e zhvillimit të strategjisë së zhvillimit të basketbollit është edhe ngritja në nivel më të lartë të punës me grupmoshat të reja, me të cilat ky objektiv ndërlidhet edhe në zhvillimi e masivizimin e basketbollit. Gjithashtu që të kemi dhe të realizojmë një strategji me të mirë, t’i caktojmë disa kritere për funksionimin e shkollave të basketbollit. Kjo është e vërejtur në atë në disa shkolla të basketbollit është duke u zhvilluar më tepër biznes, por jo në të mirë të edukimit të rinjve në nivel kombëtar.
Shkollat e basketbollit do të jenë një ndërlidhje veprimesh për përgatitjen e të rinjve për basketbollistët të ardhshëm. Tani pas vendimit që është marrë në mbledhjen e fundit të Bordit të FBK-së, është ngarkuar që Këshilli Profesional të përpilojë një projekt strategjik në të mirë të basketbollit, ku në këtë sferë, pritet që së shpejti të duken shenjat e para se është duke lëvizur pozitive në këtë drejtim.
Çka i mungon sportit kosovar
Në vitin 2003 është miratuar ligji për sport. Ndërkohë, edhe pse ka ndodhur miratimi i këtij ligji, as një herë nuk i ka shërbyer dhe kontribuar sportit që të ketë ndonjë avancim në praktikë. Për shkak të mosfunksionimit të ligjit si duhet e sa duhet, tash për sportin nuk kemi as edhe një buxhet të qëndrueshëm për zhvillimin e tij. Gjithashtu, mungon ligji i sponsporizimit për koordinim të aktiviteteve, me të cilën basketbollit po ka probleme të shumta me sponsorët e ndryshëm, përkundër vullnetit e dëshirës së sponsorëve që të e ndihmojnë basketbollin. Me rregullimin e kësaj çështje do të ndikoj në ngritjen, zhvillimin, stabilizimin dhe qëndrueshmërinë e tij në afat më të gjatë e të sportit në përgjithësi.
(Autori është pedagog i shkencave sportive, dhe njohës i çështjeve të basketbollit)




















































