LAJMI I FUNDIT:

Stramaccioni shpjegon pozicionimin e Interit që mund t’i shkaktojë telashe Cityt

Stramaccioni shpjegon pozicionimin e Interit që mund t’i shkaktojë telashe Cityt
(Foto: Getty Images)

Interi është skuadra jofavorite në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, mirëpo ish-trajneri Andrea Stramaccioni beson se klubi italian i ka disa metoda për t’i shkaktuar telashe klubit anglez.

Cityzens triumfuan bindshëm ndaj Real Madridit në gjysmëfinale me një performancë dominuese në Etihad Stadium, derisa Nerazzurrët eliminuan rivalin lokal, Milan.

Në një intervistë për ANSA (transmrtuar nga TMW), Stramaccioni i ka treguar disa strategji të zikaltërve për natën e 10 qershorit në Stamboll.


Teoria konspirative, Interi do të fitojë Ligën e Kampionëve për shkak të Marcelo Brozovic
Lexo po ashtu Teoria konspirative, Interi do të fitojë Ligën e Kampionëve për shkak të Marcelo Brozovic

“City është sot skuadra më e mirë në botë sa i përket cilësisë dhe organizimit. Mirëpo, finalja është finale dhe diferencat bëhen më të vogla. Besoj në të dhe besoj shumë”.

“Nuk do ta them se City dhe Guardiola kanë probleme, por shqetësohen nga mbrojtja me tre futbollistë… kanë humbur vetëm nga dy skuadra, saktësisht që luajnë me tre lojtarë prapa, Tottenhami dhe Brentfordi”.

Shpjegimi se si taktikat e Guardiolas shkatërruan mesfushën e Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Shpjegimi se si taktikat e Guardiolas shkatërruan mesfushën e Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

“Plus, shkoni dhe shikojeni formacionin e Chelseat në finalen e vitit 2021…”, është shprehur ai.

Simone Inzaghi është i njohur se bazohet në sistemin 3-5-2 dhe nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim taktik në finalen e madhe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori