LAJMI I FUNDIT:

Stormzy ndahet nga e dashura

Stormzy ndahet nga e dashura

Stormzy dhe Maya Jama kanë njoftuar se janë ndarë.

Reperi dhe prezantuesja e “Love Island” ndanë një deklaratë të përbashkët në Instagram, duke thënë se ata ishin përpjekur ta bënin lidhjen e tyre të funksiononte që kur u rikthyen bashkë vitin e kaluar.

“Ne u përpoqëm dhe nuk funksionoi, kjo është në rregull”, thanë ata.


Stormzy dhe Maya

Postimi nisi: “Ne kemi qenë duke qeshur gjatë shkrimit të kësaj, sepse nuk kemi menduar kurrë, në një milion vjet, se do të ishim çifti që do të njoftonim një ndarje”.

Maya befasohet me çantë Birkin 50 mijë euroshe nga Stormzy
Lexo po ashtu Maya befasohet me çantë Birkin 50 mijë euroshe nga Stormzy

“Por për hir të qartësisë dhe, më e rëndësishmja, për të na lejuar hapësirën që na nevojitet që të jemi në gjendje të vazhdojmë pjesën tjetër të jetës në paqe, menduam se mund të ishte më mirë ta bëjmë këtë”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ne vendosëm të provonim për herë të fundit në gusht 2023, dhe ne kemi kaluar këtë vit duke u përpjekur maksimalisht për ta bërë atë të funksionojë; megjithatë, kohët e fundit vendosëm të hiqnim dorë”.

“Ne ishim 21 dhe 20 vjeç kur u takuam për herë të parë – të dy në fillim të karrierës sonë – dhe kaluam pesë vjet duke u rritur së bashku dhe më pas pesë vjet duke u rritur veçmas, kështu që kjo përpjekje e fundit kërkonte shumë të kuptuar”, tha mes tjerash ish-çifti.

Stormzy dhe Maya

“Ne ende mendojmë botën e njëri-tjetrit, ende kujdesemi dhe respektojmë njëri-tjetrin, ne jemi ende mirënjohës për kohën që kemi kaluar së bashku, dhe jemi ende miq dhe do të jemi gjithmonë miq”.

Postimi përfundoi: “Po kërkojmë me dashamirësi që të na lejoni të vazhdojmë (edhe pse dyshojmë që kjo mund të realizohet).

Stormzy dhe Maya

“Ju duam dhe faleminderit për të gjithë dashurinë që na keni dhuruar, ka qenë e bukur”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Magazina
Kate Hudson nudo në vaskë, i shihet gjithçka (Foto +18)

Kate Hudson nudo në vaskë, i shihet gjithçka (Foto +18)

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

Magazina
Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Magazina
Pep Guardiola bën një udhëtim të fshehtë në Barcelonë në përpjekje për të shpëtuar martesën me Cristina

Pep Guardiola bën një udhëtim të fshehtë në Barcelonë në përpjekje për të shpëtuar martesën me Cristina

Magazina
Kalo në kategori