Sharon Stone është përfshirë në grupin e femrave që kanë rrëfyer se kanë qenë viktima të keqtrajtimit seksual në të kaluarën, ndërsa aktorja e famshme ka thënë se gjatë karrierës së saj të gjatë ka parë gjithçka në Hollywood.

Gjatë një interviste për CBS, 59-vjeçarja ka treguar për ngritjen e saj në karrierë, pa mbrojtjen e askujt.


sharonstone 1 (Foto: Getty Images)

Kur është pyetur rreth abuzimeve seksuale, ylli i "Basic Instinct" ka thënë se edhe ajo ka qenë njëra prej viktimave, por çuditërisht këtë e ka thënë duke qeshur.

"Në këtë punë jam qe 40 vite. A mund ta mendoni atë punë kur kam hyrë para 40 vitesh? Për dukjen e atëhershme, nga Pennsylvania? Nuk kam pasur mbrojtje. Kam parë gjithçka", ka thënë aktorja.

sharon1 (Foto: Getty Images)

Më tej, Stone ka kujtuar se në fillim kishte punuar si modele dhe se nuk kishte vetëbesim dhe nuk e konsideronte veten atraktive.

Ajo kishte mësuar si të dukej joshëse, ndërsa dyert e aktrimit iu hapën, pasi pozoi nudo për Playboy.

"Gjithçka është dashur të mësoja nga fillimi. Si të flas, si të ec - gjithçka", ka rrëfyer aktorja.

sharonstone 3 (Foto: Getty Images)

Në muajt e fundit në Hollywood ka shpërthyer skandali i keqtrajtimeve seksuale nga personalitet me ndikim.

Me akuza për keqtrajtime seksuale dhe përdhunime përballen të famshmit, si Steven Seagal, Dustin Hoffman, Harvey Weinstein e Kevin Spacey. /Telegrafi/