Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur lidhur për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se NATO po e monitoron situatën me vëmendje të madhe.
Stoltenberg, në një intervistë për “France 24”, ka komentuar situatën lidhur me luftën në Ukrainës dhe tensionet që janë përshkallëzuar në Kosovë ditëve të fundit.
“NATO është shumë e fokusuar në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar në ndalimin e dy luftërave etnike. Fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, e më vonë në Kosovë. Natyrisht, ne jemi ende të pranishëm atje, forcat e KFOR-it numërojnë më shumë se 4,000 ushtarë dhe kanë një rol kyç në stabilizimin e situatës”, tha Stoltenberg, transmeton Telegrafi.
“Forcat tona janë të afta dhe të përgatitura, por edhe në gatishmëri. Ato po monitorojnë situatën me vëmendje të madhe. NATO dhe BE bashkëpunojnë shumë ngushtë dhe mesazhi im për të dyja palët është që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejmë dhe retorika provokuese. U bëj thirrje atyre për të ulur tensionet në Kosovë”, shtoi Stoltenberg.
Ndërsa, duke folur për agresionin rus në Ukrainë, Stoltenberg paralajmëroi se çdo përdorim i armëve bërthamore në Ukrainë do të kishte “pasoja të rënda, dramatike për Rusinë”, duke e quajtur retorikën bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin “të pamatur dhe të rrezikshme”.
Megjithatë, kreu i NATO-s beson se “probabiliteti i ndonjë përdorimi të armëve bërthamore në Ukrainë nga Rusia mbetet i ulët”.
Strategjinë e Rusisë për të synuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës ai e quajti një “formë brutale të luftës” dhe “një mënyrë për ta kthyer dimrin në armë”, por përsëriti se pavarësisht kësaj, ai është i sigurt se ukrainasit do të vazhdojnë të rezistojnë.
Ai foli edhe për hyrjen e dy vendeve nordike në një aleancë ushtarake.
“Jam i bindur se të gjithë aleatët e NATO-s, përfshirë Turqinë, do ta ratifikojnë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë. Nuk do të hamendësoj se kur. Por tashmë është e paimagjinueshme nëse rusët sulmojnë ata, që NATO të mos reagojë”, tha Stoltenberg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa