LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Akterë të huaj po tentojnë të minojnë progresin në Kosovë

Stoltenberg: Akterë të huaj po tentojnë të minojnë progresin në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbajtur një fjalim në Riga të Letonisë, në kuadër të takimit të ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të aleancës ushtarake.

Stoltenberg  foli për përparimin që ka bërë Ballkani Perëndimor që nga konfliktet e viteve 1990-ta.

Ai ka bërë të ditur se kohët e fundit ka pasur tensionim të situatës në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë teksa ka fajësuar akterët e huaj që po tentojnë ta minojnë progresin në këtë rajon, transmeton Telegrafi.


“Ne diskutuam për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Rajoni ka bërë një rrugë të gjatë që nga konfliktet e viteve 1990. Por kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve. Përfshirë Kosovën, si dhe Bosnje-Hercegovinën. Akterët e huaj po punojnë për të minuar progresin”, tha fillimisht norvegjezi.

Më tutje 62-vjeçari deklaroi se NATO do të vazhdojë të punojë në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.

“NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon. Ne ramë dakord për rëndësinë e pranisë sonë. Përfshirë edhe misionin tonë të KFOR-it në Kosovë. Dhe zyrat tona në Sarajevë dhe në Beograd”, tha ndër të tjerash.

​Borrell: Ka pasur shumë tensione Kosovë-Serbi, duhet t’i kthehemi dialogut
Lexo po ashtu ​Borrell: Ka pasur shumë tensione Kosovë-Serbi, duhet t’i kthehemi dialogut

Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha se “Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve”, derisa foli rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, tha Borrell. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori