Stoke City ka shënuar golin e parë në ndeshje ndaj Manchester Unitedin, ndërsa Djajtë e Kuq u janë përgjigjur pas vetëm dy minutave.  

Është sulmuesi Maxim Choupo-Moting, i cili ka shënuar nga afërsia për 1-0.


Goli i Choupo-Moting erdhi në minutën e 43 të ndeshjes pas asistimit të Mame Diouf

Ky gol ishte i pari i sulmuesit kamerunas që nga ardhja e tij nga Schalke.

Megjithatë, epërsia e Stoke Cityt nuk zgjati shumë pasi pas dy minutave ishte Romelu Lukaku, i cili barazoi në 1-1 pasi topi i goditur me kokë nga Pual Pogba u devijua aksidentalisht nga belgu. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x605j4p

https://www.dailymotion.com/video/x605jf4