Stilisti amerikan i modës, Calvin Klein, (83 vjeç) u fotografua duke dalë nga palestra në Los Angeles me partnerin e tij, modelin Kevin Baker (37 vjeç).

Marrëdhënia e tyre tërheq vëmendjen duke pasur parasysh diferencën e madhe në moshë.


Calvin përpiqet t’i mbajë larg syrit të publikut detajet e jetës së tij private, kështu që flet për karrierën e tij në intervista.

Foto: X

Ata u panë së bashku për herë të parë në vitin 2016 dhe mediat amerikane raportuan se ata kanë qenë në një lidhje që atëherë.

Klein është martuar dy herë.

Ai ishte i martuar me Jayne Center Klein nga viti 1964 deri në vitin 1974 dhe me Kelly Rector nga viti 1986 deri në vitin 2006.

Pas kësaj, u takua me Nick Gruber, i cili është 48 vjet më i ri se ai. Ata u ndanë në vitin 2012. /Telegrafi/