Mbretëresha spanjolle tregon sërish se stili është në gjakun e saj

Mbretëresha Letizia e Spanjës (49) udhëtoi për në San Sebastian, ku mori pjesë në mbledhjen vjetore të drejtorëve të Institutit Cervantes, transmeton Telegrafi.


Kjo ishte detyra e saj e fundit zyrtare këtë vit. Për këtë rast, mbretëresha e bukur spanjolle nxori nga gardëroba e saj një veshje të provuar biznesi që kishte veshur tashmë.

Mbretëresha ka kombinuar një bluzë të thjeshtë të zezë me një fund leshi me kutia dhe rrobë klasike të zeza.

266871 profimedia0648784971 ff

Në veshje dominon fundi dhe është një model i markës spanjolle Massimo Duti, të cilin e ka veshur tashmë në raste të ndryshme.

Duke qenë prej leshi, ky fund është perfekt për periudhën e dimrit.

Zonjat në stinën e dimrit janë gjithmonë në kërkim të modeleve më të ngrohta të mundshme. /Telegrafi/

266875 profimedia0648785001 ff