LAJMI I FUNDIT:

Stellantis prezanton SUV-in e ri elektrik me një çmim gati 40 mijë dollarë

Stellantis prezanton SUV-in e ri elektrik me një çmim gati 40 mijë dollarë

Stellantis lansoi të martën SUV-in e tij më të fundit elektrik, FIAT 600e, me një rreze prej 400 kilometrave që fillon nën 40 mijë dollarë (36,490 euro).

Modeli 600e është paraardhësi i Fiat 600 familjar nga vitet 1950, përgjigja e markës ndaj Volkswagen Beetle, transmeton Telegrafi.

SUV-i i ri kompakt elektrik i Fiat-it është një automjet me pesë dyer me hapësirë të mjaftueshme për pesë pasagjerë dhe “hapësirë të bollshme magazinimi në brendësi”.


Tregu SUV-ve kompaktë është segmenti me rritjen më të shpejtë në Evropë për momentin derisa prodhuesit e automjeteve kërkojnë të plotësojnë kërkesën më të lartë. /Telegrafi/